
Akil Kraja, këshilltari i Sali Berishës, thotë se një përfaqëues i Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës, ka deklaruar se janë dakord që trualli në selinë e Partisë Demokratike t’i kthehet ish-pronarëve.
Kraja u shpreh se ata kanë kërkuar që shteti t’u japë një seli tjetër.
“Nëse më lejoni dhe një lajm, sepse ngjarjet ndodhin në çast. Po flasim për pushtetin vendor, po flasim pë sektorin e ndërtimit, kullat e Tiranës të cilat dyshohet se financohen me paratë e drogës. Para disa kohësh ka dalë një projekt në media, për një kullë në selinë e Partisë Demokratike.
- Advertisement -
Sapo ka dalë një përfaqësues i grupimit Alibasha, i cili thotë që në kuadër të vendimit të gjykatës, ne heqim dorë nga selia, selia t’i kthehet ish-pronarëve, shumë “ok”, por ideja është që shteti të na japë një seli tjetër. Pra, duan ta zhveshin PD-në nag çdo gjë, e për pasojë të ketë ndonjë kullë edhe atje ku është." tha ai në emisionin “Review” .
Ndërkohë vetë Berisha është hedhur në sulm pas vendimit të dy ditëve më parë të Gjykatës së Apelit, që riktheu për rishqyrtim në Shkallën e Parë çështjen e drejtimit të Partisë Demokratike.
Ai thotë se vendimi është marrë nën presionin e Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Yuri Kim.
Lini një Përgjigje