TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Mars 2023, 19:42

Meta shfrenon gjuhën ndaj Ramës pas vendimit të Apelit: T’i gjejë vendin vulës dhe ta fusë ku i shijon më shumë

Shkruar nga Pamfleti
Meta shfrenon gjuhën ndaj Ramës pas vendimit të Apelit: T’i
Ilir Meta gjatë takimit në Vorë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shfrenuar gjuhën ndaj kryeministrit Edi Rama, pas vendimit të Apelit për vulën e PD. Edhe pse nuk i takon fare të ndërhyjë në konfliktin brenda PD, Meta i ka krehur bishtin Berishës.

Gjatë një takimi në Vlorë, ai i hapi Berishës derën e PL për të hyrë në zgjedhje, teksa sulmoi kreun e qeverisë.

Asnjë shqetësim për vulën. Edi t’i gjejë vendin dhe ta fusë ku i shijon më shumë. Ky do të paguajë që askush të mos guxojë në të ardhmen të shkelë ligjin, demokracinë dhe të cenoje të ardhmen e vendit. Na jepni fuqi që t’ju japim llogari, fuqia është vota, nuk themi që do të bëjmë mrekulli, por buxheti i taksave tuaja do të jetë transaparent. Mundësitë për Vorën janë shumë të mëdha sepse Vora është parajsë, është zona më e madhe industriale dhe me pak punë për të tërhequr investitorë serioz, do të ketë ndryshime të mëdha”, tha Meta.

 

meta berisha vula

Lini një Përgjigje