Absurdi është se Berisha ende ka shpresë se do të regjistrohet në KQZ. Gjatë takimit me deputetët ai tha se do të dërgojë në KQZ kërkesën që PD të regjistrohet në emër të tij, me argumentin se ata do ta ankimojnë vendimin e Apelit dhe kështu ai nuk ka vlerë...
Ish-kryeministri Sali Berisha duket se nuk po gjen do qetësi pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e la mes 4 rrugëve. Saliu mbeti pa parti dhe sot ka nisur nga lëvizjet e dëshpëruar, duke sulmuar, akuzuar dhe duke shpallur armiq.
Në mesditë ai mblodhi Kryesinë e “foltores”, ndërsa pasdite mblodhi deputetët dhe shplli 7 armiqtë, që sipas tij i hoqën vulën nga duart. Sipas tij ata janë: Edi Rama, Elira Kokona, Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Olta Xhaçka, Taulant Balla dhe Yuri Kim.
“Është një vendim i paralajmëruar. I paralajmëruar nga vetë Taulant Balla në Parlament. I paralajmëruar nga Olta Xhaçka, e cila i tha ambasadorit të një miku të Edvinit, se gjykata do vendosë që vulën t’jua japë vasalëve, veglave apo shërbëtorëve të Edvinit. T’jua heqë anëtarësisë së PD dhe t’ja japë Edvinit. Edi Rama, një vit e gjysmë më parë, i dha Lulzim Bashës “bravën” dhe i ngeli në derë të shtëpisë. Tani i jep vulën Lulzim Bravës. Vula do ngelet në turpin më të madh të tij. Vula është e anëtarëve të PD-së. Siç tha prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, në hirin e Senatin e SHBA-së, se çdo njeri që paguan një nënpunës të administratës amerikane për shërbimet e tij, kërcënon sigurinë e SHBA-ve”, tha Berisha.
Më tej ai shpalli armike zv/sekretaren e Përgjithshme në Kryeministri Elira Kokona, si dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim. Sipas tij, të gjithë këta emra kanë ndikuar që Apeli të mos ja jepte atij vulën.
“Gjykatësit e Apelit lexuan dje një shkresë të përgatitur në zyrat e Edi Ramës dhe të dorëzuar nga zonja Elira Kokona, në të cilën ata njoftojnë, apo marrin vendimin për një proces gjyqësor, vendim gjykate në të cilin vetë ata që ishin ankuar, të turpëruar botërisht para të gjithë audiencës së gazetarëve u detyruan të thonë se nuk kemi qenë palë.
Të gjitha këto u bënë që të asgjësojnë PD-në. E theksoj këtu në këto momente se demokratët, jo që nuk duan të kenë as më të voglin trishtim nga kjo, por duhet të ndihen krenar për qëndresën e tyre epike ndaj mafies më të rrezikshme të planetit. Përpjekjeve kriminale të Edi Ramës për shkatërrimin e opozitës. Këto përpjekje nuk ishte i përfshirë vetëm McGonigal. Kaq i angazhuar dhe McGonigali me fustan, apo zonja Yuri Kim”, tha ai.
Por absurdi është se Berisha ende ka shpresë se do të regjistrohet në KQZ. Gjatë takimit me deputetët ai tha se do të dërgojë në KQZ kërkesën që PD të regjistrohet në emër të tij, me argumentin se ata do ta ankimojnë vendimin e Apelit dhe kështu ai nuk ka vlerë. Ndërkohë ai nisi dhe presionet ndaj KQZ, pasi e di se kjo manovër nuk pi ujë.
“Është arritur në përfundimin që vendimi i gjykatës së Apelit është një histori turpi që s’mund të pranohet kurrë. Ndaj sapo të zbardhet, ne do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë, në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Do bëjmë rekurs sepse që nga Roma antike deri më sot ku ka sunduar ligji, kurrë nuk është bërë palë në një gjyq ai që nuk ka qenë palë, dhe ai që në sallë të gjyqit tha se nuk është palë. Palë u bë Rama dhe Elira Kokona. Ajo ka rekorde të vërteta mafioze të një njeriu të korruptuar.
Nesër do dorëzojmë gjithë dokumentet për regjistrim. Kodi zgjedhor në nenin 64, pika 2 b, përcakton se që partia politike të regjistrohet, detyron që të jetë emri i kryetarit të partisë, adresa dhe gjithçka tjetër rreth tij. Dhe deklaratën e tij se nuk do blejë vota, nuk ka parashikuar kur kryetari është i blerë vetë. Se çfarë ndodh, Edi Rama e mban dhe Lulzim Basha në një akt vetëposhtërimi pasi e detyruan të japë dorëheqjen, prej kaq muajsh që nga marsi gjer tani, tani i thotë Rama, ti nuk ke dhënë dorëheqje, je kryetar. Dhe e ngarkon me detyrë, meqenëse banaliteti shkon gjer në qiell, i ka thënë se po u paraqit si kryetar, do të autorizojë Alibashën në emrin e tij. Kjo është skema, por unë besoj se KQZ nuk do e pranojë diçka të tillë”, tha ai.
Vetë Berisha e di se kur flet Apeli nuk pi ujë më pas asgjë tjetër, pasi vendimet e tij janë të formës së prerë. Sado ai të dërgojë shkresa në KQZ, në zgjedhje duhet të futet nën sqetullën e Ilir Metës. /Pamfleti
Lini një Përgjigje