Politike 2 Maj 2023, 19:56

“Kipja ka frikë nga kandidati ynë”, ish-deputeti i PD: Banda e Rakip Sulit do të marrë përgjigjen që meriton më 14 maj

Shkruar nga Pamfleti

“Kipja ka frikë nga kandidati ynë”, ish-deputeti i PD:

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i ka kërkuar votën qytetarëve për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha në Kamëz.

Balliu ka deklaruar se Rakip Suli dhe “banda” e tij mendojnë se mund të ushtrojnë presion ndaj qytetarëve të Kamzës, duke shtuar se ata do të marrin përgjigjen që meritojnë më 14 maj.

Sipas ish deputetit, Rakip Suli frikësohet ndaj Arjan Hoxhës, pasi ky i fundit është një doktor shkencash që ka luftuar ata që vjedhin, ndërsa kreu aktual i Kamzës është një “hajdut”.

“Kam dëgjuar një thashethem, Rakip Suli në darkë shkon tek Zyra dhe i mbledh këta të bashkisë dhe u thotë ‘shifeni Arjan Hoxhën sa njerëz ka pas, ku i kam njerëzit unë, ku janë votat tona?’. Por këta nuk e kuptojnë që në zonën tuaj presioni, blerja dhe fyerjet nuk ecin. Ata mendojnë se mund të vijnë këtu dhe mund të ushtrojnë presion. Këtu Kipja dhe gjithë banda e tyre do të marrin përgjigjen.

Çdo qytetari sot ne mund t’i shkojmë me kokën lart, nuk fshihemi skutave dhe nuk bëjmë takime në dy dhe tre të mëngjesit. Ne dalim në mes të ditës. Një njeri që vetë ai që e kandidon i thotë gomar, ofron një njeri që ka thyer rekord global, 34 tendera me flamur të kuq që ka paratë e qytetarëve.

Këta ofrojnë një hajdut, një gomar. Ne ofrojmë një doktor shkencash që ka luftuar ata që kanë vjedhur dhe i ka çuar në kokërr të burgut, ndaj Kipja është i tmerruar”, u shpreh Balliu.

pd deputet kipja banda rakip suli