TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Maj 2023, 14:27

Përplasja për numëruesit e votave, KAS rrëzon çiftin Berisha-Meta

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja për numëruesit e votave, KAS rrëzon çiftin
Mbledhja e KAS

KAS ka rrëzuar kërkesën e koalicionit Berisha-Meta për të patur numërues të votave në të gjithë Shqipërinë.

Në mbledhjen e sotme ka lënë në fuqi vendimin e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashit për t’i lënë vetëm gjysmën e KZAZ-ve të vendit.

Po ashtu KAS ka rrëzuar kërkesën e Partisë së Lirisë që anëtari i 4 i grupeve të numërimit të votave për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maj, të mos i jepet PDIU-së. Anëtari i 4 i grupeve të numërimit do ndahet mes Partisë së Lirisë dhe PDIU.

Partia e Lirisë kishte ankimuar në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve vendimin e KQZ për ndarjen e anëtarin e katërt e KZAZ-së mes Partisë së Lirisë dhe Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që anëtari i katërt i KAZA-zë të ndahet mes Partisë së Lirisë dhe PDIU-së, duke lënë kështu koalicionin Berisha-Meta pa anëtarë në gjysmat e KZAZ-ve të vendit.

Sipas shortit që u hodh në KQZ pak ditë më parë, Koalicioni Meta-Berisha do të ketë numërues të votave për zgjedhjet e 14 majit vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjitha KZAZ-të e vendit. Ndërsa, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet i ranë tavolinat me numër çift.

përplasja për numëruesit e votave 14 maji çiftin berisha-meta

Lini një Përgjigje