TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Maj 2023, 17:44

14 maji, oficeri i policisë sfidon kryetaren jetëgjatë të bashkisë së Roskovecit

Shkruar nga Pamfleti

14 maji, oficeri i policisë sfidon kryetaren jetëgjatë të

Qyteza e Roskovecit dhe komunat përreth saj janë qeverisur nga socialistët që nga viti 2015,0 ndërsa PD ka pasur rezultate më të mira në zgjedhjet e mëparshme. Më 14 maj, një oficer policie ka hequr dorë nga profesioni për të sfiduar kryetaren aktuale, e cila kërkon një mandat të tretë për Partinë Socialiste.

Partia Socialiste synon të vijojë të drejtojë Bashkinë e Roskovecit me anë të kryetares aktuale Majlinda Bufi, e cila, para se të merrte drejtimin e bashkisë në vitin 2015, ka qenë deputete për PS-në dhe zyrtare e pushtetit vendor në këtë zonë. Bufi sfidohet nga Erdit Hazizaj, i cili ka punuar si oficer policie përgjatë njëzet viteve të fundit dhe që garon me një platformë antikorrupsion për koalicionin Bashkë Fitojmë.

Për 21 postet e Këshillit Bashkiak garojnë nëntë parti, ndërsa në këtë garë mungon Partia Demokratike zyrtare.

Bashkia e Roskovecit numëron 25 mijë votues, nga të cilët, gjysma duket se janë në emigrim. Pjesëmarrja në votime ka rënë nga 59% në vitin 2011 në 49% në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Socialistët e kanë përmbysur rezultatin, nga 50 me 37% që ishte në vitin 2011 në favor të demokratëve, në 51 me 44% në favor të socialistëve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Roskoveci është një qytezë e zhvilluar fillimisht si treg për fshatrat e zonës në vitet 1930 ndërsa u bë qendër bujqësore gjatë kohës së komunizmit pas tharjes së kënetës me të njëjtin emër. Ai u shpall qytet në vitin 1969. Bashkia e re përbëhet nga 4 njësi administrative, të cilat janë: Roskovec, Kuman, Kurjan dhe Strum. Të gjitha njësitë administrative janë aktualisht pjesë e rrethit të Fierit dhe qarkut Fier. Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 14 fshatra. /BIRN

birn roskoveci zgjedhje

Lini një Përgjigje