TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Maj 2023, 11:01

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” pa anëtarë në gjysmën e KZAZ-ve, Partia e Lirisë ankimon vendimin në KAS

Shkruar nga Pamfleti

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” pa anëtarë në

Partia e Ilir Metës ka ankimuar në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve vendimin e KQZ për ndarjen e anëtarin e katërt e KZAZ-së mes Partisë së Lirisë dhe Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet. Ankimimi do të shqyrtohet ditën e sotme në orën 12:30.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që anëtari i katërt i KAZA-zë të ndahet mes Partisë së Lirisë dhe PDIU-së, duke lënë kështu koalicionin Berisha-Meta pa anëtarë në gjysmat e KAZA-ve të vendit.

Sipas shortit që u hodh në KQZ pak ditë më parë, Koalicioni Meta-Berisha do të ketë numërues të votave për zgjedhjet e 14 majit vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjitha KZAZ-të e vendit. Ndërsa, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet i ranë tavolinat me numër çift.

Për shumicën, dy numërues do ti ketë Partia Socialiste, ndërsa për opozitën numëruesi i parë shkon për PD-në zyrtare të Alibeajt, duke mos patur asnjë numërues të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në gjysmën e KZAZ-ve të vendit.

Celibashi, referuar ligjit futi në shortin e ndarjes PDIU-në dhe LSI-në dy partitë opozitare, duke propozuar që në gjysmat të ketë njëra numërues, e në gjysmat tjetra. Por Partia e Lirisë, e kundërshtoi vendimin me argumentin se PDIU nuk është opozitë, por pranë qeverisë.

Pra Koalicioni Bashkë fitojmë do të ketë një numërues vetëm në gjysmat e tavolinave në të jgithë vendin, pikërisht atë që ju dha Partisë së Lirisë dhe i vetmi që duhet ta mbrojë interezon e votës opozitare do të jetë numëri i Alibeajt i cili do të jetë i pranishëm në çdo grup numërimi.

koalicioni “bashkë fitojmë” meta kas

Lini një Përgjigje