Politike 1 Maj 2023, 22:02

Posteri i PS për fushatë sëbashku me Berishën, Ilir Meta: Rama ka probleme psiqike, na ka nxjerrë të mërzitur

Shkruar nga Pamfleti
Posteri i PS për fushatë sëbashku me Berishën, Ilir Meta:
Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar posterat e Partisë Socialiste me sloganin "Kurrë më mbrapa, vetëm përpara", ku shfaqet Edi Rama duke buzëqeshur dhe portretizohet si e ardhmja, ndërsa Berisha dhe Meta shfaqen bardhë e zi dhe të mërzitur. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" , Meta deklaroi se Rama ka "probleme psiqike" dhe prandaj ka vendosur këto postera në të gjithë vendin. 

Pjesë nga biseda në studio: 

Enton Abilekaj: Kujt i drejtohet zoti Rama me këtë retorikë? Elektoratit socialiste, popullit? Pse e përdor ai? Kë mendon se do të kapë me këtë?

Ilir Meta: I drejtohet problemeve të veta, sepse ka probleme. Ai bën poster në të gjithë vendin, që del vetë duke qeshur dhe vë të tjerët si të mërzitur, me kokën ulur në errësirë, ka probleme psiqike. Tregon abuzimin me pushtetin, e dimë që janë vënë me forcë, janë kundër të gjithë rregullave. Ai ka problemet e veta. Jam këtu në respektin tuaj dhe të qytetarëve. Është mirë që ti lërë këto marrëzi dhe ti nxjerrë kandidatë përballë kandidatëve të koalicionit "Bashkë Fitojmë". 

meta rama posteri i ps