TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Gusht 2023, 13:42

Kaosi me pronat, vjen reagimi i parë nga Rama: Po i zhdukim buburrecat dhe minjtë brenda Kadastrës

Shkruar nga Pamfleti
Kaosi me pronat, vjen reagimi i parë nga Rama: Po i zhdukim buburrecat dhe
Edi Rama

Ndonëse regjistrimi apo çdo veprim tjetër më pasuritë e paluajshtshme është në kolaps total, qeveria dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës po mundohet të fshihen pas gishtit.

Mesatarisht Kadastra pret mbi 1 mijë aplikime në ditë dhe janë me dhjetra mijë aplikime që nuk kanë marrë përgjigje.

Por ndryshe thotë kryeministri Edi Rama.

Kryeministri përmes një postimi në Facebook thotë se sistemi i ri i Kadastrës po funksionon.

"Dhe thonë e thonë s’funksionon sistemi i ri i Kadastrës…
Kjo është vetëm një fotografi e fluksit të punës së sistemit digjital, ku mund të shihen qartë datat hyrëse e dalëse të aplikimeve, pa sportel, pa kontakt fizik me punonjësit, pa mundësi ndërhyrjeje nga lart, poshtë, anash për të marrë e dhënë favore, pa shans për rryshfet sepse sistemi nuk ha mik dhe pa të gjitha sekëllditë e tmerret e të kaluarës në marrjen e shërbimit

Ndërkohë që po, e vërtetë, s’funksionon më sistemi i vjetër, zhbëhet përditë rrjeti i sekserëve, influencave të llojllojshme, buburrecave e minjve brenda kadastrës, të cilët vazhdojnë të dorëhiqen prej tharjes së burimeve të pista, vazhdon papushim puna për përmirësimin dhe rritjen e efiçencës së sistemit të ri, i cili ka ende problemet e veta, por edhe kështu siç është ka dhënë dy prova të mëdha, si një sistem armiqësor me korrupsionin dhe miqësor me qytetarin.", shkruan Rama.

rama rama kadastra

Lini një Përgjigje