TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Gusht 2023, 11:30

Mediat italiane: Në Shqipëri do ndërtohet Central Bërthamor, nga projekti i Berlusconit përfitojnë vetëm tre kompani

Shkruar nga Pamfleti
Mediat italiane: Në Shqipëri do ndërtohet Central Bërthamor,
Rama dhe Meloni

Ekspertët italianë të ekonomisë cilësojnë se vetëm 3 kompani  janë të vetmet që përfitojnë nga ky investim.

Kohët e fundit, marrëdhënia mes Kryeministrit Edi Rama dhe homologes së re në detyrë të Italisë, Giorgia Meloni ka qenë goxha e afërt, shpesh herë është bërë edhe objekt debatesh, si me të famshmet ‘përqafime me zor’.

Por këto të fundit kanë qenë të ‘ëmbla’ për të dyja palët, pasi marrëdhënia vazhdon të thellohet. Madje Rama e pati Melonin të ftuar speciale për pushimet këtë Verë, në vilën qeveritare në Jug.
Përtej kësaj, nga të dyja vendet tona është komentuar ‘leverdia’ politike e ekonomike që mund të prodhojë kjo miqësi.

Dikush flet për projektin e ujit, për të cilin, vetë Rama në konferencën e fundit për mediat, e bëri shumë ‘sempliçoto’, duke thënë se ka që në kohën e Luftës së Dytë Botërore e është trashëguar qeveri mbas qeverie në Itali, por nuk është bërë, e për më tepër shtoi ai, hë për hë nuk ka asgjë konkrete.

Por e kundërta ka dalë në media, ku duekt se projekti është goxha në progres, madje për këtë kanë folur edhe kolegët nga vendi fqinj.

Ndëkrohë, së fundmi, mediat italiane kanë nxjerrë një lajm edhe më të bujshëm, të guximshëm sidomos për vendin tonë të vogël e me plot halle bazike.

Sipas kolegëve fqinj, Rama dhe Meloni po planifikojnë ndërtimin e një centrali bërthamor në Shqipëri.

Si fillim, të dhënat flasim për një central bërthamor me kapacitet 1.500 Megavat, një investim 4 miliardë euro.

Madje mediat italiane thonë se janë të bindura se ky central bërthamor do të ndërtohet në Shqipëri.

Sipas tyre, kompanitë italiane që do të ofrojnë aftësi, kompetenca e konsulencë janë ENI (Kompani italiane multinacionale e energjisë), ENEL (kompani italiane multinacionale për shpërndarjen e energjisë elektrike e gazit), EDISON (kompani nga më antiket italiane në fushën e energjisë e shpërndarëse e gazit natyror).

"Takimi mes kryeministres Giorgia Meloni dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama vijon të flasë. Dhe jo vetëm për miqësinë historike mes të dyve, por për dosjet (të shumta) të hedhura në tryezë gjatë takimit të tyre: turizmi dhe energjia janë dy fjalë kyçe. Dhe pikërisht rreth kësaj të fundit po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse zërat për një “kthim” të energjisë bërthamore në Shqipëri, me hipotezën e ndërtimit të një impianti në bashkëpunim me Italinë.", shkruan Affaritaliani.it.

Ndërsa Milano Finanza, thotë se Shqipëria në fakt nuk ka njohuritë për të ndërtuar reaktorë, ndërsa Italia, pavarësisht se nuk ka impiante aktive, ka kompani me ekspertizë në këtë sektor. Me një vështrim më të afërt, vijon gazeta, nuk do të ishte një ide e paarritshme apo e pabazuar. 

Një marrëveshje e tillë ishte afër në vitin 2010, kur kryeministri i atëhershëm Silvio Berlusconi kishte takuar kryeministrin e Republikës së Shqipërisë në Palazzo Chigi, duke deklaruar interesin e Italisë “për zhvillimin e prodhimit të energjisë në Shqipëri , duke filluar nga ajo bërthamore për të cilën vendi ballkanik ka thënë se është i disponueshëm”. 

Dhe në fund të fundit, qeveria e Ballkanit kishte kërkuar një marrëveshje për energjinë bërthamore edhe më herët, në vitin 2009, kur megjithatë ishte përpjekur të përfshinte Kroacinë.

Ajo që del nga burime diplomatike shkruan media italiane është se çështja e uzinës do të ishte pjesë e marrëveshjeve të bashkëpunimit të gjithanshëm që Meloni dhe Rama do t'i kishin premtuar vetes që në takimin e parë të samitit dhjetorin e kaluar.

Synimet që pas “udhëtimit” të Melonit në Vlorë, do të rinovoheshin. Për momentin, këto janë thashetheme dhe hipoteza, duke qenë se do të dukej ende e parakohshme të flitet për një projektim real të centralit bërthamor. E sigurt, megjithatë, është se Shqipëria duhet të rishikojë planin e saj energjetik – thekson Milano Finanza, teksa tani është e detyruar të importojë lëndë djegëse fosile, ndërsa ushqehet kryesisht me energji hidroelektrike. 

Një e ardhme energjetike në të cilën është përfshirë Italia (veçanërisht me çështjen e gazsjellësit nëndetësor Adriatik)do të duket edhe në anën bërthamore.

Realizimi i një centrali të tillë nuklearë kërkon pa dyshim një kohë të gjatë pune, por lajmi ka krijuar jo pak debate politike.

Ministri i Infrastrukturës e Transporrtit Matteo Salvini ka kërkuar që debati të marrë hinkën e një referendumi popullor pro o kundër energjisë nukleare.

Ekspertët italianë të ekonomisë cilësojnë se 3 kompanitë e sipërmendura pra ENI, ENEL e EDISON, janë të vetmet që përfitojnë nga ky investim, ndërsa do të jetë mjaft e vështirë për dhjetra kompani të tjera që operojnë në sektorin e energjisë së rinovueshme./Pamfleti

takimi rama-meloni centrali bërthamor berlusconi

Lini një Përgjigje