
Evi Kokalari vijon të godasë Sali Berishën nga SHBA-ja. Me anë të një postimi në platformën sociale “X”, pasi “delendisi” kompaninë lobuese të kontraktuar nga PD-ja për t’i hequr non-gratën Berishës, Kokalari sot është ndalur te çështja e 21-janarit.
Duke marrë shkas nga deklarata e Berishës sot para SPAK-ut, ku pranoi se 21-janari ishte një krim shtetëror, por i paqëllimshëm dhe se një qeveri nuk duhet kurrë të japë urdhër për të qëlluar popullin e tij, ajo theksoi më tej se pavarësisht deklaratës së Berishë, ai e dha urdhrin për të qëlluar protestuesit dhe e akuzoi atë se do të kishte vrarë edhe 3 mijë të tillë për të mbrojtur pushtetin e tiij.
Në këtë vijë, Kokalari vijoi duke argumentuar se këto tregojnë se Berisha është një person që mban peng demokracinë në Shqipëri vetëm për të mbrojtur veten dhe familje.
It's quite intriguing that former Prime Minister Berisha was asked today about the issue I mentioned earlier.
— Evi (@KokalariEvi) August 4, 2025
His response was that "this was a governmental crime without intent" (whatever that means). He further stated that "a government shouldn't give orders to execute… https://t.co/ToMdH5b2Fg
“Është mjaft intriguese që ish-kryeministrin Sali Berisha u pyet sot për çështjen që përmenda më parë. Përgjigja e tij ishte se "ky ishte një krim qeveritar pa qëllim" (çfarëdo që të nënkuptojë kjo). Ai deklaroi më tej se "një qeveri nuk duhet të japë urdhra për të ekzekutuar njerëz". Megjithatë, ai urdhëroi të qëlloheshin protestuesit, manipuloi regjistrimet dhe dosjet dhe më vonë pretendoi në televizion se nëse do të ishte e nevojshme, qeveria e tij do të kishte vrarë deri në 3,000 protestues.
Përshëndetje @albertemartinez dhe @AmbCTrujillo, a do të dëshironit që t'ju dërgoja një kopje të përkthyer të konferencës së tij për shtyp të sotme? Ndërkohë, ju vlerësoj që rishikuat letrën tuaj drejtuar FARA-s për të sqaruar se i keni paraqitur gabimisht @SecRubio, se klienti juaj i korruptuar nuk është një figurë politike. Ai është një figurë kyçe politike që mban peng demokracinë në Shqipëri për të mbrojtur veten dhe familjen e tij nga pasojat ligjore”, shkruan Kokalari.
Lini një Përgjigje