TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2023, 21:33

“Kokat le t’i hanë njëri-tjetrit”, Berisha ngre dyshime: Rama dhe Veliaj kanë armiqësi të thellë

Shkruar nga Pamfleti

“Kokat le t’i hanë njëri-tjetrit”, Berisha ngre

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për marrëdhënien mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke theksuar se mes tyre ka një armiqësi të thellë.

Sipas Berishës, mbjellja e pemëve nga Rama dhe 61 kandidatët për Kryebashkiakë, janë si një përgjigje ndaj Veliajt, i cili shpesh është marrë me mbjelljen e pemëve në kryeqytet.

Ish-kryeministri ka deklaruar se armiqësia e Ramës dhe Veliajt transmetohet nëpërmjet këtyre simbolikave, por në fund Berisha u shpreh “kokën le t’ia hanë njëri-tjetrit”.

“Erion Veliaj u tha qytetarëve se kur Rama ishte kryebashkiak ata merrnin vetëm 2 orë e gjysmë ujë, edhe këtë e gënjeu sepse nuk rri dot pa gënjyer. Ky po ja kthen me pemë, po mbjell 1 muaj rresht 60 pemë në ditë, 1800 pemë, për t’i thënë që ai pylli me 1 milionë pemë është më i shtrenjtë. Ata janë aq të regjur, armiqësia e tyre është e thellë. Kokën le t’i hanë njëri-tjetrit, do japin përgjigje në 14 maj”, tha Berisha.

rama veliaj berisha armiqesi

Lini një Përgjigje