TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Mars 2023, 17:15

Kolegji Zgjedhor “rrëzon” Berishën, PD-ja i mbetet Alibeajt; asnjë institucion nuk e njeh Saliun si kryetar

Shkruar nga Pamfleti

Kolegji Zgjedhor “rrëzon” Berishën, PD-ja i mbetet

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e “Rithemelimit” për çregjistrimin e Partisë Demokratike si subjekt në këto zgjedhje. Ish kryeministri, Sali Berisha kërkonte regjistrimin në zgjedhjet lokale të 14 majit, të PD-së me të në krye.

Gjithashtu kërkohej nga “Rithemelimi” që PD-ja të ishte pjesë e koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” me siglën e të cilit do të garojnë kandidatët e dala nga primaret. Por duket se askush nuk e njeh Saliun si kryetar. 

Në bazë të nenit 158/3 të Kodit Zgjedhor, me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesë padisë, shpenzimet gjyqësore siç janëbërë. Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankim. Vendimi  u shpall sot më 27.03.203”, bëri të ditur Kolegji.

Trupa gjykuese që shqyrtoi çështjen përbëhej nga gjyqtarët Blerona Hasa (Relatore); Manjola Xhaxho (Anëtare), Emona Muҫi (Anëtare), Esmeralda Xhili (Anëtare), Alma Kolgjoka (Anëtare).

Ndërkohë që përfaqësuesi ligjor i Enkelejd Alibeajt, Indrit Sefa, u shpreh se PD nuk ka dërguar asnjë kërkesë në Kolegj Zgjedhor dhe Sali Berisha nuk legjitimohet.

Të njëjtin qëndrim mbajti edhe përfaqësuesja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërkohë që kjo u kundërshtua nga përfaqësuesi i Berishës. Kolegji tha se formalisht kërkesat janë shqyrtuar nga KAS dhe gjykata duhet ta marrë në shqyrtim.

berisha alibeaj kolegji zgjedhor

Lini një Përgjigje