Politike27 Mars 2023, 14:01

Alibeaj zyrtarizoi kandidatët për 16 bashki, Berisha: Janë vegla të Ramës, nuk kanë lidhje me PD!

Shkruar nga Pamfleti

Alibeaj zyrtarizoi kandidatët për 16 bashki, Berisha: Janë vegla

Ish-kryeministri Sali Berisha në një komunikim për mediat u ndal edhe tek zgjedhjet e 14 majit. Berisha foli edhe për kandidatwt e Enkelejd Alibeaj për bashkitë përfshirë edhe Tiranën.

Ai theksoi se janë vegla mjerane të Edi Ramës dhe se nuk kanë asnjë lidhje me PD.

“Kandidatët e Alibashës dhe Lulzim Bravës janë kandidatë të Edi Ramës. Nuk kanë lidhje me PD. Ata janë thjesht vegla mjerane që i përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit. PD do triumfojë. Koha provoi në mënyrë profetike përcaktimet, provoi rëndësinë që ka misioni i demokratëve për vendosjen e pluralizmit. Këto tani i kanë kuptuar të gjithë. Kandidatët e Edi Ramës, janë 1 ose 2, vijnë nga bota e mafies”, tha Berisha.

sali berisha