Politike27 Mars 2023, 14:35

Kuvend/ Presidenti austriak-deputetëve: Opozita dhe mazhoranca të gjejnë gjuhën e përbashkët!

Shkruar nga Pamfleti

Kuvend/ Presidenti austriak-deputetëve: Opozita dhe mazhoranca të

Kuvendi i Shqipërisë mbajti një seancë të posaçme në nder të presidentit austriak Van der Bellen. Nga foltorja e Kuvendit, presidenti austriak kërkoi më shumë bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës, ndërsa u kërkoi që të gjejnë gjuhën e kompromisit për çështje të rëndësishme për Shqipërinë dhe mos të marrin vendime të nxituara.

Ai kërkoi që palët të lënë dy qëndrime të kundërta dhe të synojnë një qëndrim të ri të përbashkët: “Kam qenë shumë kohë deputet, afërsisht 18 vjet në parlamentin austriak. Aty kam qenë deputet i partie në opozitë. Pra bashkëpunimin dhe jobashkëpunimin mes mazhorancës dhe opozitës e kam kaluar vetë dhe sidomos para zgjedhjeve të rëndësishme nuk është diçka që është gjithmonë e lehtë. Gjej rastin të përmend diçka që e kam thënë kur kam bërë betimin tim në parlamentin austriak. Dy fjalë vetëm për kompromisin politik, është një gur themelor i demokracisë, të gjesh një kompromis do të thotë të lesh të dyja palët, të lënë dy qëndrime të kundërta dhe të synojnë një qëndrim të ri të përbashkët. Pra të mos marrin vendimi të nxituara. Në gjermani quhet një kompromis dembel, dua t’iu inkurajoj që kompromisi është zemra e një demokracie liberale”, tha presidenti austriak.

 Der Bellen u ndal edhe në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.Ai theksoi se Austria ka qenë dhe është një nga ato vende anëtare që mbështesin integrimin e Shqipërisë. Presidenti austriak shprehet se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt integrimit, por kërkoi nga deputetët që të bëjnë më shumë së bashku.

“Austria ka qenë dhe është një nga ato vende anëtare që mbështesin integrimin e Shqipërisë. Pozita gjeografike mund të jetë një faktor, por jo ai më i rëndësishme, është e qartë se Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes europaine. Prandaj ka kohë që Austria mbështet negociatat e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut. Austria mbështet jo vetëm intensivisht hapat që merren për tu bërë pjesë e procesit, por këmbëngul që shumë iniciativa të BE që të jenë të hapura për qytetarët që para anëtarësimit. Si për shembull, erasmus plus. Një sinjal i rëndësishëm ishte ai në Tiranë, me shpalljen si kryeqytet i të rinjve, është e rëndësishme që rinia jo vetëm të ketë shanset më të mira, por të besojë në një të ardhme më të mirë të përbashkët. Unë jam i mendimit që ju në Shqipëri, sa i përket anëtarësimit, jeni në pozitë për tu pasur zili, afro 90% e qytetarëve janë pro anëtarësimit. Për vlera të tilla ne nuk i kemi pasur kurrë në Austri, gjatë censusit që kemi pasur në Austri, kemi pasur vetëm 2/3 pro”, tha ai. President austriak solli në vëmendje mbështetjen për Shqipërinë deri në integrimin e saj të plotë në BE, si dy vende aleate prej dekadash. Tashmë është në dorën e shtetit Shqiptarë të ndërmarrë reformat dhe rrugën drejt BE-së. "Austro-Hungaria ka qenë një nga 6 vendet anëtare dhe ka kontribuar në atë kohë në arritjen e pavarësisë së Shqipërisë. Sot me hapjen e negociatave për në BE janë hedhur themelet për integrimin Shqipërisë në BE. Është në dorën tuaj tashmë që me anë të reformave të qëndrueshme që nuk janë dhe shumë të thjeshta. Ta lini pas këtë rrugë sa më parë dhe të jeni të sigurt që Austria do jetë një aleat i ngushtë përkrah jush", u shpreh Van der Bellen.

presidentit austriak van der bellen kuvend shqipëri