TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2023, 07:51

PS fiton në Ersekë, Erion Isai merr një tjetër mandat 4-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

PS fiton në Ersekë, Erion Isai merr një tjetër mandat

Partia Socialiste ka fituar edhe në Ersekë. Erion Isai u konfirmua se do të jetë edhe për 4 vitet e ardhshme kryetar i Bashkisë Kolonjë.

“Të gjitha ato që kemi thënë do t’i bëjmë. Ndodhi ajo që kishim thënë, jo vetëm këtu, por në të gjithë Shqipërinë. Kjo nuk është fitorja ime, është fitorja e Partisë Socialiste, një ekipi të madh që është pas meje, që janë super patronazhistët që bëjnë punën e tyre të mrekullueshme për t’i dhënë zhvillim Shqipërisë”, u shpreh Isai për Euronews Albania.

Rezultati përfundimtar ishte 3.873 vota përballë 2.150 votave të Ethem Lumanit nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

ps erseke erion isai

Lini një Përgjigje