TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Dhjetor 2025, 11:47

Komisioni i Mandateve diskuton për imunitetin e Ballukut, Shehaj: Kërkova të isha pjesë, mbledhja s’mund të jetë e mbyllur

Shkruar nga Pamfleti
Komisioni i Mandateve diskuton për imunitetin e Ballukut, Shehaj:
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj

Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit për imunitetin e zv kryeministres Belinda Balluku.

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj teksa po proteston para kryesisë së Kuvendit, tha në një deklaratë për mediat se nuk mundet që mbledhja e Këshillit të mbahet me dyer të mbyllura. 

Ai theksoi se kreu i grupit të socialistëve, Taulant Balla ka kërkuar që mbledhja të jetë me dyer të mbyllura, por Shehaj thotë se pavarësisht kërkesës së SPAK, mbledhja nuk mund të jetë e mbyllur.

Më tej, ai shtoi se ka bërë kërkesë që të jetë pjesë e Këshillit të Mandateve si deputet dhe jo si anëtar, ndërsa akuzoi Niko Peleshin se nuk e ka marrë në shqyrtim kërkesën e tij.

“Duan të mbajnë fshehur kërkesën e prokurorisë është tentativë për të cenuar çdo informacion. Unë si deputet kam të drejtë të jem pjesë e këshillit të mandateve, jo si anëtar. Kemi nevojë që të përfaqësohemi në atë këshill. Taulant Balla ka kërkuar gjithmonë prokurorët kanë kërkuar që të bëhet me dyer të mbyllura dhe gjithmonë është bërë me dyer të hapura. Është e qartë që u ka ardhur fundit. Kam bërë kërkesë që të jem pjesë e këshillit, Peleshi as nuk po e voton. Është e qartë që është vendosur ta mbyllin, dhe sa më pak të marrin vesh se cila është kërkesa.", u shpreh Shehaj.

 

Lini një Përgjigje