TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Nëntor 2023, 12:12

Koncensioni për Parkun e Butrintit, Ina Zhupa: Dokumenti që nxjerr blof Edi Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Koncensioni për Parkun e Butrintit, Ina Zhupa: Dokumenti që nxjerr

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa tha se në vitin 1998, ministri i Kulturës i asaj kohe Edi Rama i kërkonte Kryetarit të Akademisë së Shkencave, z. Ylli Popa, t'i jepte mendim mbi projektvendimin “Për vënien tërësisht në administrimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, të qytetit antik të Butrintit".

Në betejën e opozitës për moslejimin e dhënies me koncension të Parkut Kombëtar të Butrintit nga qeveria e Edi Ramës, ky dokument e ka nxitur Zhupën të kërkojë thirrjen e tij si dëshmitar në seancat e Gjykatës Kushtetuese pikërisht për këtë çështje.

"Ja çfarë shkruante (Rama) në relacionin e tij drejtuar Akademisë së Shkencave: Në favor të ekskluzivitetit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ndaj qendrave muzeore që njëherazi janë dhe monumente të rëndësisë se veçantë, janë shprehur drejtues dhe specialistë të Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në Këshillin e Evropës. Në praktikat e mjaft vendeve evropiane, me të cilat jemi konsultuar, të drejtën për administrimin, mbrojtjen, restaurimin dhe dhënien e lejeve për kryerjen e gërmimeve arkeologjike, e ka Ministria e Kulturës.

Ndryshe nga Rama-Ministër që kërkonte ekskluzivitetin e Ministrisë së Kulturës, ne kërkojmë më pak.

Rolin dominues të shtetit dhe mosdhënien me koncesion, pikërisht atë që parashikon Kushtetuta e Shqipërisë dhe Konventa e Parisit.

Kurse Rama kryeministër, për interesa lobimi dhe klienteliste, kalon në modelin e dhënies me koncesion të Butrintit, një akt i paprecedentë në botë", shkruan Ina Zhupa në Facebook.

dokument edi rama park butrin

Lini një Përgjigje