TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Nëntor 2025, 14:20

Konferenca e Kryetarëve nis me debate, paketa fiskale “molla e sherrit”

Shkruar nga Pamfleti
Konferenca e Kryetarëve nis me debate, paketa fiskale “molla e
Konferenca e Kryetarëve

Këtë të mërkurë, më 5 nëntor, po zhvillohet një mbledhje në Konferencën e Kryetarëve në Kuvend, ku fokusi është projektbuxheti për vitin 2026, që po prezantohet nga ministri i financave Petrit Malaj.

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në këtë mbledhje u ankua se përse nuk e kishin në dorë pjesën për paketën fiskale. Por ministri i Financave Petrit Malaj i shpjegoi se paketa fiskale ishte ende për diskutim me grupet e interest dhe do të ishte në Kuvend brenda javës së ardhshme sipas procedurës.

“Paketa fiskale aktualisht është në diskutim me grupet e interesit…

Me direktivat e BE dhe në këto kushte jemi të detyruar ëqë këtë paketë fiskale, para se ta sjellim në Parlament për miratim. Nuk presim ndryshime në pakëtën fiskale, por për procedurë do duhet tja përcjellim edhe atyre”, tha Malaj.

konferenca e kryetarëve

Lini një Përgjigje