TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Korrik 2023, 17:53

Konflikti për guroren në Krujë, Flamur Noka: Ky skandal tregoi se shteti u është dorëzuar të fortëve, turp për policinë

Shkruar nga Pamfleti

Konflikti për guroren në Krujë, Flamur Noka: Ky skandal tregoi se

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka reaguar për dhunën barbare të fisit Rraja ndaj dy personave në Krujë. 

Ai tha se shteti është në duart e të fortëve të zonës, të cilët polica ka frikë t'i ndalojnë. Duke e lidhur me dështimin e Bashkë Fitojmë në zgjedhjet e 14 majit, Noka shprehet se nuk mund të presë garë të ndershme.

"Dhuna burracake ndaj dy qytetarëve tregoi se shteti është i dorëzuar kontrollit të të fortëve të zonës. Policia e Shtetit ka frikë të ndalojë dhunuesit.

Pret urdhra nga politika, sa të kthehet kryeministri e të shkruajë një nga ato autokritikat me lot në sy që i mësoi shkolla e partisë. Ngjarja është turp për shtetin, për policinë dhe për partinë qeverisëse që përfaqësohet nga barbarë. Si mund të ketë zgjedhje të lira në Krujë me këta barbarë që dhunojnë qytetarët për të heshtur një komunitet të tërë?

Ky pushtet i dhunshëm që kanë sot në duar vjen si rezultat i asaj që ndodhi më 14 maj. Ndjehen zotër mbi tokë. "Kokat le të hanë", thotë i pari i tufës. Ç’mund të presësh prej tyre, garë të ndershme?! Respektim të të drejtave e vullnetit popullor?! Janë fytyra pa maskë e një pushteti grabitqar që i sheh shqiptarët si pre. Nuk ka zgjidhje pa zgjedhje të lira!", shkruan Noka.

deputeti flamur noka reagim skandal

Lini një Përgjigje