Edhe pse e vlerëson rolin e Shqipërisë në NATO, thekson se partneriteti i shkëlqyer ushtarak nuk shërben si një “amnisti” për dështimet në shtetin e së drejtës.
Investimet amerikane përmes ligjeve të reja, synojnë forcimin e institucioneve dhe tregjeve për të shmangur krijimin e oligarkive të reja në rajon.
Kështu u shpreh në një intervistë për programin “Balkan Debrief” të Ilva Tares, pjesë e institutit Atlantic Council kongresmeni amerikan nga Ohajo, Majk Tërner, aktualisht drejtues i delegacionit të SHBA-së në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Edhe pse e vlerëson rolin e Shqipërisë në NATO, thekson se partneriteti i shkëlqyer ushtarak nuk shërben si një “amnisti” për dështimet në shtetin e së drejtës.
Sipas tij Tirana duhet të dëshmojë se institucionet janë më të forta se individët e korruptuar.
-A po shihet një qasje e re amerikane për dialogun Kosovë-Serbi?
Mendoj se në të dyja rastet duhet të ketë një përkushtim të përtërirë nga udhëheqësit. Sigurisht në Uashington ka një zhgënjim me angazhimin e tyre ndaj BE-së. Kishte një pritshmëri për disa zbatime marrëveshjesh që nuk ndodhën.
Mendoj se kemi nevojë për një angazhim më të madh që aktualisht nuk ekziston. Mendoj se roli i Shteteve të Bashkuara është shumë, shumë i rëndësishëm dhe mendoj se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara në këtë proces.
-A mbetet një kusht i panegociueshëm asociacioni i komunave me shumicë serbe?
Kosova kishte treguar se do ta zbatonte atë. Nuk ishte diçka e imponuar. Dhe ka pasur një deklaratë se kishte një marrëveshje. Pra, është ende një kusht për Prishtinën. Kjo u deklarua nga Kosova si një marrëveshje.
Por jam i sigurt që kryeministri Albin Kurti ka një mendim tjetër për këtë. Supozoj se kjo do të varet nga momenti kur ai do ta shpallë... Do të shohim se si do ta trajtojë këtë çështje formati i dialogut.
-Si është bashkëpunimi i sigurisë me Shqipërinë përpara Samitit të NATO-s në vitin 2027?
Shumë i mirë. Ajo është një partnere e shkëlqyer e NATO-s.
-A mund të ndikojë korrupsioni dhe krimi i organizuar në sigurinë e Shqipërisë?
Mendoj se ajo është një partnere e shkëlqyer. Të gjitha kombet që janë në rajonin e Ballkanit kanë probleme për të zgjidhur, por mendoj se po i trajtojnë ato.
-Sa ndikim ka Uashingtoni në mbrojtjen e pavarësisë së reformës në drejtësi në Shqipëri?
Epo, le të kthehemi sërish te të gjitha çështjet në Ballkan: komuniteti ndërkombëtar është partneri kryesor për ndërtimin e institucioneve demokratike, sepse ndërsa kombet e shohin si BE-në ashtu edhe NATO-n si partnerë, mendoj se kjo e ndihmon të gjithë rajonin. Dhe kjo vlen sigurisht edhe për Shqipërinë.
-A mendoni se anëtarësimi i Kosovës në NATO është i mundur së shpejti?
Mendoj se, kur shikon secilin prej vendeve të rajonit, rëndësia e përcaktimit të BE-së dhe NATO-s si objektiv qëndron tek fakti se “lista e detyrave” është e njëjtë për të gjithë: paketa reformash, reforma qeveritare, reforma të sigurisë dhe reforma demokratike.
Çdo vend ka nevojë t’i realizojë këto për të siguruar stabilitet ekonomik dhe stabilitet në fushën e sigurisë. Besoj se ky proces është i dobishëm për rajonin, sepse forcon sigurinë, sovranitetin dhe zhvillimin ekonomik të vendeve. Në tërësi, kjo është një qasje shumë pozitive për Ballkanin.
-Cili është interesi i vërtetë i SHBA-së në Ballkan, a është thjesht transaksional?
Jo vërtet, sepse nëse e shikoni në tërësi, interesi i SHBA-së në zonë ka qenë vetëm paqja dhe zhvillimi për rajonin. Por interesat e SHBA-së në rajon nuk mund të reduktohen vetëm tek tregtia.
Ne kemi interesa të rëndësishme në këtë rajon përveç paqes dhe prosperitetit të rajonit. Ndërtimi i institucioneve demokratike, ndërtimi i stabilitetit në zonë është trashëgimia e shumë administratave amerikane. Sigurisht që e shihni këtë edhe në këtë administratë.
-A rrezikojnë investimet amerikane të krijojnë një brez të ri oligarkësh në rajon?
Mendoj që institucionet janë jashtëzakonisht të rëndësishme sepse ato sigurojnë vazhdimësinë e parimeve demokratike. Dhe besoj se pasja e institucioneve të forta dhe të pavarura që shkojnë dorë për dore, por po ashtu ato sigurojnë vazhdimësinë e zhvillimit dhe sigurisht në përhapjen e tij.
Pra, mendoj se qëllimi nuk është përqendrimi i kapitalit, por shpërndarja e kapitalit dhe rritja e parimeve demokratike dhe institucioneve që promovojnë demokracinë.
-Si do të kanalizohen këto investime: përmes fondeve shtetërore apo sektorit privat?
Mendoj se duam që të inkurajojmë edhe tregtinë dhe kapitalin. Kjo siguron jetëgjatësinë e tyre dhe që do të kemi vazhdimësi të kontakteve dhe komunikimit midis Shteteve të Bashkuara dhe rajonit të Ballkanit. Nuk është vetëm një angazhim midis qeverive. Duhet të jetë treg me treg dhe ekonomi me ekonomi. /Përshtati "Pamfleti"
Ne Shqiperi nuk zbatohet. Ligji nuk zbatohet.Kushtetuta Jane shjelur Rende te Drejtat themelore te njeriut. Kete e kame me prova te pa kontestushme. Ju Jape te dreje te verifikoni cfare me ka Bere.Drejtesia ne Shqiperin. Me eshte mohuar cdo e drejte. Vetem nje te Drejte kame.Por kete te Drejte e kam vetem nga Zoti. Vetem Marim Fryme dhe asnje Gje tjeter. Jam Penge si Trunge Familjare!