TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Qershor 2026, 18:58

Korreshi: Zvërneci ishte pika që derdhi gotën, njerëzit kanë dalë në shesh nga lodhja me këtë qeveri

Shkruar nga Pamfleti
Korreshi: Zvërneci ishte pika që derdhi gotën, njerëzit
Saimir Korreshi

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, u ndal te protestat e ditëve të fundit gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke deklaruar se projekti në Zvërnec ishte vetëm shkëndija që nxiti reagimin qytetar, ndërsa arsyet e pakënaqësisë janë shumë më të gjera.

Sipas Korreshit, qytetarët që po protestojnë nuk kanë dalë në rrugë vetëm për çështjen e Zvërnecit, por për shkak të problemeve të përditshme ekonomike dhe sociale me të cilat përballen.

Ne kemi detyrimin t’i dëgjojmë ata, sepse njerëzit e thjeshtë nuk kanë mundësi të ulërasin nga kjo foltore. Zvërneci ishte ajo pika që derdhi gotën. Janë lodhur duke dëgjuar marrëzitë tuaja. Flasin për pensionet, por a i kanë pyetur pensionistët sa i shkon muaji. Ju që thoni që jemi një hap larg Europës. A e dini që këta njerëz e mbajnë frymën nga ata fëmijë që kanë. Ja pse njerëzit janë në shesh, ja pse dergjen në rrugë”, deklaroi ai.

Deputeti demokrat ngriti më pas shqetësime për sistemin shëndetësor, duke përmendur rastin e një qytetareje nga Lushnja, e cila sipas tij u detyrua të sigurojë vetë vaksinën e tetanosit për shkak të mungesës në spital.

Mikesha jonë në Lushnjë u detyrua të blejë tetanos jashtë se s’ka spitali. Po ky shtet bën dy analiza, njëra me leucemi dhe tjetra normale. Më erdhën analizat pasi dhurova gjak, s’ke rruaza të bardha më dolën. Shkova i bëra prapë dhe më dolën në rregull”, tha Korreshi.

Ai kritikoi gjithashtu kushtet në arsim dhe situatën ekonomike të të rinjve, duke argumentuar se këto janë arsyet kryesore që po nxisin emigrimin.

Mësuesit po punojnë pasdite, që dje ishte shtresa më luksoze. Prandaj ikin njerëzit, ikin të rinjtë. Po ata nuk blejnë dot një sufllaqe për veten e vet. Në këtë vend është shtuar maskarallëku”, u shpreh deputeti demokrat.

Korreshi e lidhi protestën e qytetarëve me një akumulim problemesh të kahershme, duke argumentuar se debati për Zvërnecin ka shërbyer si katalizator për një pakënaqësi më të gjerë ndaj qeverisë dhe gjendjes sociale në vend.

 

saimir korreshi protesta

Lini një Përgjigje