TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2023, 15:06

KQZ nuk vendos emrin e Metë në fletën e votimit, Alibeaj: Kanë frikë se është turp!

Shkruar nga Pamfleti
KQZ nuk vendos emrin e Metë në fletën e votimit, Alibeaj:
Kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj

Kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj dhe kandidati për kryetar bashkie, Roland Bejko ditën e sotme janë takuar me demokratët e Njësisë 9, në bashkinë e Tiranës.

Kryetari i Komanduar i PD është shprehur se demokratët kanë turp të dalin me emrin e Metës në fletën e votimit.

“Kanë frikë more frikë sepse është turp. Kanë frikë të nxjerrin ermin e Ilir Metës aty. Këto janë  momente historike për ne, ne kemi një test të rëndësishëm në këto 30 ditë. Nuk do ndodhë gjëma, ne duhet të dalim sa më serioz. Pas 14 majit do të hapet një hapësirë e re, mundësi e re për të ringritur me të vërtetë PD. Siç nuk ka qenë kurrë, e pastër dhe me ideologjinë e demokratëve.”- tha Alibeaj.

Alibeaj gjithashtu u shpreh se është i vetëdijshëm se kanë një farë dis-avantazhi duke iu referuar ndarjes brenda demokratëve, por shtoi se në fund të fundit, “më mirë pak dhe saktë, sesa shumë siç ishim, dhe me krimin e virusin e korrupsionit brenda vetes”.

“E provuam në 2013, na përzunë shqiptarët, dhe po fus edhe veten. Sa kohë kemi pasur gjurmët e këqija të së shkuarës korruptive, shqiptarët as na besojnë dhe as votojnë. Për këtë arsye ka vetëm një mënyrë sesi mund të ndryshohet faqja e këtij vendi.

Vetëm duke qenë të sinqertë me veten dhe duke u distancuar në mënyrë të plotë dhe pa asnjë lëshim nga e shkuara korruptive”, tha Alibeaj.

alibeaj pd meta

Lini një Përgjigje