TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2023, 08:43

KQZ vendos sot për regjistrimin në zgjedhje, avokati i Alibeajt: Ka vetëm një PD, e ka faktuar gjykata

Shkruar nga Pamfleti

KQZ vendos sot për regjistrimin në zgjedhje, avokati i Alibeajt: Ka

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të vendosi më në fund sot mes Enkelejd Alibeaj dhe Sali Berishës, se cila prej dy grupeve në Partisë Demokratike do të zyrtarizohet në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Lidhur me këtë çështje, foli Indrit Sefa, avokat dhe përfaqësues ligjor i PD-së së Alibeajt.

Ai u shpreh i bindur se ka vetëm një Parti Demokratike dhe është ajo për të cilën së fundmi vendosi edhe Gjykata e Apelit.

“Nuk ka dy parti, ne jemi Partia Demokratike. Dhe kjo është vërteta që ka faktuar dhe Gjykata e Apelit e cila ka zhbërë të gjitha vendimet e mëparshme. Dhe kjo do të njihet edhe në KQZ”, tha Sefa në “Ora News”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë sot për çështjen e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit.

Siç dihet, kërkesë për regjistrim në zgjedhje kanë bërë të dyja grupimet në selinë blu. Të parët dorëzuan dokumentacionin pjesa që drejtohet nga Sali Berisha mbrëmjen e së dielës.

Të hënën bënë kërkesë për regjistrim edhe pala që njeh Enkelejd Alibeajn me një autorizim të firmosur nga kryetari i dorëhequr, Lulzim Basha.

Institucioni që administron zgjedhjet në Shqipëri ka njoftuar rendin e ditës së mbledhjes së të enjtes ku mes disa partive të tjera do të shqyrtohet edhe kërkesa për regjistrim e Partisë Socialiste, Partisë së Lirisë, Bindjes Demokratike, LZHK-së dhe Lëvizjes Bashkë.

pd indrit sefa

Lini një Përgjigje