TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Mars 2023, 22:15

Berisha var shpresat te Celibashi, Ivi Kaso: Kreu i KQZ-së mund të shpëtojë procesin zgjedhor

Shkruar nga Pamfleti

Berisha var shpresat te Celibashi, Ivi Kaso: Kreu i KQZ-së mund të

Demokrati Ivi Kaso është shprehur se kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka në dorë të shpëtojë procesin zgjedhor të 14 majit.

I ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Kaso shpjegoi se nesër, që është afati i fundit për regjistrimin e partive, Celibashi duhet të marrë parasysh faktin se dokumentacioni i Alibeajt tregon një fotografi të vjetër të PD.

Sepse sipas tij, regjistrimi i fundit i Bashës si kryetar është ai i 2018, pasi në 2021 nuk mundi të regjistrohej për shkak të një ankimimi.

“Nëse do bënte pa kujdes, të merret kronologjinë e regjistrimeve, do shihet se regjistrimi i fundit që paraqiste Basha si kryetar është ai i 2018. Celibashi duhet të ketë parasysh që dokumentacioni i Alibeajt tregon një fotografi të vjetër, deputetë që dikur e mbështesnin Bashën sot thonë që ai është i dorëhequr. Procesi i fundit ligjor i 2021 nuk është regjistruar për shkak të një ankimimi”, tha Kaso.

 

 

kaso berisha kqz

Lini një Përgjigje