TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Mars 2026, 21:51

Kreshnik Spahiu: PD vetëm parti demokratike nuk është, Berisha po barazon Enver Hoxhën

Shkruar nga Pamfleti
Kreshnik Spahiu: PD vetëm parti demokratike nuk është, Berisha po
Kreshnik Spahiu

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se Partia Demokratike nuk ka asgjë demokratike në thelb.

Komentet Spahiu i bëri në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report TV, ku tha se nëse Sali Berisha fiton në 23 maj edhe një mandat në krye të PD-së, atëherë kjo forcë politike mban në krye të njëjtin person për 40 vite me radhë.

Gjatë fjalës së tij, Spahiu i shprehu ngushëllimet familjes së gazetarin Namir Lapardhaja, i cili ndërroi jetë ditën e sotme në moshë të re.

Në vazhdim të ngushëllimit për familjen e Namir Lapardhasë do i kujtoja publikut se në koherencë të analizës së tij të fundit, Namiri ka qenë 10 vjeç kur PD lindi dhe i ndjeri Namir nuk ka pasur mundësinë që këtë parti që u pagëzua me emrin demokratike dhe që premtoi që do të ishte ndryshe nga të tjerat, pra që do të ishte më demokratike se Partia Komuniste, në statutin e saj të parë vuri një dispozitë ku kryetari nuk duhet të ishte më shumë se 2 mandate.

Kaluan shumë kohë prej atëherë dhe kryetari i kësaj partie nëse merr këtë mandat do të barazohet me Enver Hoxhën 40 vite. Pra nëse e merr tani që janë 36 dhe 4 shkojnë 40 vite. Ndiej keqardhjen se ajo parti që ka emrin demokratike, asgjë nuk ka më demokratike sesa partitë e tjera”, tha mes të tjerash Spahiu.

spahiu berisha pd

1 Komente

  1. T
    Thana

    Me se e vertete, urime i nderuar Zoti Jurist Kreshnik Spahia. Uroj qe fjalen tuaj ta degjoje masa e gjere e anetareve te Partise Demokratike e te votoje kandidatet e rinj!

    Lini një Përgjigje