
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmant Bardhi ka dalë kundër deklaratave të ish kryeministrit Berisha, lidhur me kreun e SPAK, Altin Dumani.
Në një intervistë për emisionin “Top Story”, Bardhi deklaroi se nuk ndan të njëjtin mendim me Berishën, teksa shtoi se Dumani është një prokuror me integritet.
Pjesë nga biseda në studio:
Vangjeli: Emrin e Dumanit nuk do ta harroni.
Bardhi: Do më lesh ta mbaroj, nuk kam pse e harroj emrin e Dumanit, e kam mbështetur publikisht, është një prokuror me integritet.
Vangjeli: Është i korruptuar siç thotë Berisha?
Bardhi: Jo, unë po them është me integritet. Nuk mendoj njëlloj me aq informacion që kam.
Kujtojmë se në fjalimin e sotme nga dritarja e banesës së tij, Berisha hodhi një lum akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, duke e quajtur atë avokat të Ramës dhe njeri të korruptuar.
Lini një Përgjigje