TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2024, 21:45

Përse mbahen tubime poshtë dritares së Berishës? Bardhi: Qytetarët kanë protestuar kudo

Shkruar nga Pamfleti

Përse mbahen tubime poshtë dritares së Berishës? Bardhi:

Është kthyer në traditë tashmë mbledhja e qytetarëve çdo ditë në atë që tashmë njihet si “Rrugica e Lirisë”.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi e komenton këtë si një strategji që mund të përdoret se bashku me aksionet e tjera të opozitës.

Bardhi ka rikujtuar se opozita ka zhvilluar protesta edhe para parlamentit, por i pyetur në një intervistë televizive për mbledhjen e qytetarëve poshtë ballkonit të ish-kryeministrit Sali Berisha, thotë se edhe kjo është diskutuar si betejë.

“Patjetër që mund të ndiqet strategjia e përfoljes së të dyjave mënyrave. Kemi diskutuar që kjo do të jetë fillimisht betejë e deputetëve të opozitës. Askush nuk fliste më përpara, ndërsa sot mbështetësi më i madh i Edi Ramës të mos flasi. Edi Rama është një frikacak që nuk lejon kontrollin e parlamentit. Së dyti unë nuk kam gjetur një nga cilido nga partnerët ndërkombëtarë që më ka mohuar që pengesat janë legjitime. Ata kanë bërë thirrje për dialog”, ka thënë Bardhi në Top Channel.

gazment bardhi sali berisha protesta

Lini një Përgjigje