Hetimet e SPAK nuk po godasin individë, por modelin e qeverisjes së ngritur nga Edi Rama...
Hetimet e gjera të SPAK ndaj zyrtarëve të rëndësishëm të qeverisë së Edi Ramës ishin paralajmëruar prej kohësh nga Pamfleti, madje me një precizion thuajse kirurgjikal edhe për kohën kur do të zhvilloheshin.
Tani po përjetojmë efektet e para të kësaj goditjeje, e cila nuk është si rastet e mëparshme, kur janë vënë nën hetim apo janë arrestuar zyrtarë të veçantë e të lartë të mazhorancës, pas të cilave Edi Rama përdori, siç dihet, fabulën e mollëve dhe dardhave pas shpine. Këtë fabul ai e tentoi edhe me nisjen e hetimeve ndaj Belinda Ballukut, por pa sukses, sepse nuk bëhej fjalë për një çështje personale.
Për herë të parë, është vënë nën hetim sistemi me të cilin funksionon pushteti i Edi Ramës: sistemi klientelist dhe rrjeti kriminal që ai ka ngritur, i cili po del edhe më qartë në pah me hetimet mbi tenderët e AKSHI-t.
Ndërkohë, paralelisht është zyrtarizuar çështja ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, ka avancuar ajo ndaj Olta Xhaçkës, është shpallur i pandehur një nga drejtorët më jetëgjatë të qeverisjes së Edi Ramës, e kështu me radhë.
E gjithë kjo situatë ka çuar në një bllokadë thuajse totale institucionale. Administrata nuk funksionon për të lëvruar fondet, si në institucione të mëdha si Bashkia e Tiranës, ashtu edhe në dikastere të tjera. Ndërkohë, mazhoranca ndodhet në një ngërç total. Baza e PS-së kërkon një reagim politik, që kush ka ngrënë dardha të përgjigjet, ndërsa puna dhe politika të ecin përpara.
Nga ana tjetër, Edi Rama ka urdhëruar të gjithë të heshtin, duke shpresuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund t’i sjellë pak oksigjen politik atij dhe mazhorancës.
Sido që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ai nuk do të zgjidhë asgjë, ashtu siç nuk zgjidhi as vendimi për Erion Veliajn, i cili i shërben kryebashkiakut vetëm në çështjen e tij penale, për një kohë të mëvonshme.
E gjithë kjo situatë, pra hetimet masive ndaj qeverisë, kanë nxjerrë në pah një sistem klientelizmi dhe abuzimi me pushtetin, si pasojë e një skeme personale të Edi Ramës, i cili ka ngritur, krijuar, mbrojtur dhe mbështetur një rrjet të tijin, të cilin e pasuron përmes kontratave shtetërore dhe e përdor si një bandë paralele dhe agresive pushteti.
Mazhoranca, përkatësisht socialistët, duhet ta kenë të qartë se për këtë abuzim faji nuk është kolektiv, por personalisht i Edi Ramës. Atij i takon të mbajë përgjegjësi politike për këtë mullar plehrash që u ka vënë përpara atyre që i besuan votën.
Përgjegjësia politike mbahet duke ofruar një zgjidhje politike që rrëzon sistemin aktual: përmes tërheqjes së Edi Ramës dhe gjetjes së një figure përbashkuese brenda PS-së që të drejtojë qeverinë. Një qeveri politike e Partisë Socialiste dhe jo një divan sulltanati, ku gjithçka varet nga një njeri i vetëm.
Edi Rama e ka kuptuar se ndodhet në situatë “shah-mat”, por po përpiqet të luajë formulën e qametit: “pas meje bëhet nami, vjen Saliu”. Në realitet, nuk ka pse të vijë Saliu dhe as nuk mund të përdoret më si gogol. Përkundrazi, nëse fantazma e Sali Berishës vazhdon të vërdalliset në politikën shqiptare, shkaku është vetë Edi Rama.
Largimi i tij do ta bënte fakt një ikje përfundimtare të elitës së vjetër. Ndërtimi i një elite të re nuk vjen pa një fazë tranzitore, në të cilën nuk duhet të kenë dorë xhagajdurët e vjetër. Një fazë ku, përveç socialistëve, opozitarëve dhe aktorëve të tjerë politikë, më entuziastët do të jenë edhe ndërkombëtarët që po e shtyjnë këtë proces.
Hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk mund të vijë si një kurorë sulltanati për Edi Ramën, por si një arritje e të gjithë shqiptarëve. Veçanërisht e atyre që kanë votuar mazhorancën dhe që meritojnë një trajtim më dinjitoz dhe më respektues, jo të shohin ditë për ditë e natë për natë idiotizmat dhe grabitjet e horrave të Edi Ramës që përpijnë fondet e shtetit./Pamfleti
Teorikisht e qartë por duhen fakte akshi bela jo vetëm janë pak por dhe teper mjegullnajë. Prokurorët e paaftë dhe ish të korruptuar të spak nuk dinë dhe nuk munden ta kapin demin për brirësh dmth të kryejnë detyrën pa zhurmë pa publicitet , shkelje ligjore prodecuriale e të drejtat e njeriut…Spak duhet të dergojë brenda 10 - 20 ditësh akuzën e përpiluar në gjykatë pasi kanë nxjerrë 15 - 60000 faqe prova jo të sorrollaten nëper gjygje popullora si në diktaturë strategji dhe metoda të njenjta dënoje publikisht që gjykata të jetë e detyruar nga opinioni …apo spaku
Spaku i di të gjitha rregullat e lojës për korrupsionin, por është në varësi të politikës të të dy krahëve. Dhe nga SPAKU i krijuar para 8 viteve është ZËNË KAPS. 2 ish kryetar spaku, sa ishin në detyrë kanë bërë vrimë në ujë. Të shofim të TRETIN TË VËRTETIN Çfar do bëjë. Por edhe ky në gjurmët e atyre të dyve do ecin. Peshqit e mëdhenj dhe krokodilit vazhdojnë bëjnë kërdinë në buxhetin e shtetit.(DJERSËN E POPULLIT) AMERIKA BËN SEHIR.????????????????????????.
Qytetari Cohuni o popull te ndihmojme SPAK, cohuni se keta nuk ikin vete. Duhet te zgjohet populli e aty do dalin edhe elitat e reja qe do ti japin zgjidhje mundimit te ketij populli te vjedhur e denimin e ketyre zuzareve te pandreqshem