
Deputetja e Partisë Demokratike dhe Kryetarja e Komisionit të Medias dhe të Drejtave të Njeriut, Jorida Tabaku, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar me rastin e 30-vjetorit të anëtarësimit në Këshillin e Europës dhe 35-vjetorit të krijimit të Komisionit të Venecias.
Duke folur në panelin kushtuar drejtësisë kushtetuese, Tabaku theksoi rëndësinë e ekuilibrit midis vullnetit politik dhe kontrollit juridik, duke e cilësuar këtë si “shtyllën themelore të çdo demokracie moderne”.
“Në çdo shtet modern, Kushtetuta është akti më i lartë juridik, dhe mbi këtë themel ngrihet një ekuilibër delikat midis vullnetit politik të shumicës dhe kontrollit juridik të Kushtetutës. Parlamenti është shprehja e sovranitetit të popullit; Gjykata Kushtetuese është garancia që ky sovranitet të ushtrohet brenda kufijve të ligjit dhe të drejtës”, tha Tabaku.
Ajo falënderoi Komisionin e Venecias për rolin e tij të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e demokracisë dhe ekuilibrave institucionalë në Shqipëri gjatë dekadave të fundit, duke e cilësuar si “partnerin më të çmuar të demokracisë shqiptare”.
Në fjalën e saj, Tabaku u ndal edhe te pasojat që solli mungesa për tre vite e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri, duke e cilësuar këtë periudhë si krizë të demokracisë kushtetuese.
“Reforma në drejtësi, megjithëse u nis me qëllime të mira dhe me kontribut të rëndësishëm nga Partia Demokratike, e la vendin për tri vjet pa Gjykatë Kushtetuese. Në atë kohë Shqipëria ishte një shtet pa arbitër kushtetues. Çdo nismë që prekte balancat e pushtetit mbeti pa testin e kushtetutshmërisë. Dhe siç duket, maxhoranca u mësua pa të”.
Deputetja opozitare rikujtoi se Komisioni i Venecias e ka cilësuar këtë situatë si “të paprecedentë në historinë e drejtësisë kushtetuese”, ndërsa shtoi se mungesa e Gjykatës Kushtetuese dëmtoi jo vetëm rendin e brendshëm, por edhe procesin e integrimit europian.
“Kur një vend pranon të jetojë pa Gjykatë Kushtetuese, ai rrezikon të jetojë pa demokraci. Një shtet pa Gjykatë Kushtetuese është si një orë pa busull mund të ecë përkohësisht, por në drejtimin e gabuar.”
Në fund, Tabaku theksoi se mbrojtja e balancave kushtetuese dhe pavarësia e institucioneve janë thelbësore për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, duke u bërë thirrje institucioneve të qëndrojnë mbi politikën e ditës dhe të mbrojnë frymën e Kushtetutës.
Znj.Tabaku ! Si njohëse e mirë e punëve të'demokracisë'dhe si "Kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias dhe të Drejtave të Njeriut", si mendoni Ju: si shkojnë punët me të "Drejtat e Njeriut"? Si mendon Z.Soros i keni përmbushur mirë detyrat? A jeni inkurajuar, përgëzuar dhe shpërblyer ,për kontributin modest që keni dhënë? Po 'Diella'bijë në shpirt e Toni Blerit është e kënaqur me 'oponencën' tuaj opozitariste? Po "Media' një hallkë tjetër, nën kujdestarinë tuaj, ndrin apo nxirron? A është kthyer media, dhe të drejtat themelore ku përfshihet edhe e drejta e pronësisë, në një instrument në shërbim të biznesit, oligarkëve dhe politikanëve për ta ç'bërë shtetin shqiptar ? Në interes të tyre dhe të qarqeve më antishqiptare? Shërbim i planifikuar apo jo?