TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Tetor 2025, 19:33

Arrestimi i avokatit, shpërthen Bardhi: E papranueshme, Shqipëria po zhbën çdo standard të shtetit!

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimi i avokatit, shpërthen Bardhi: E papranueshme, Shqipëria po

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka bërë një reagim të fortë për arrestimin e avokatit Uljan Bajrami.

Bardhi e cilëson arrestimin e avokatit, një tregues të qartë se Shqipëria po zhbën çdo standard të shtetit ligjor.

Arrestimi i një avokati, pas një debati të tensionuar me përfaqësuesit e organit të akuzës në sallën e gjyqit, është një ngjarje e papranueshme. Në një vend anëtar të NATO-s dhe kandidat për anëtar në Bashkimin Evropian, akte të tilla janë tipare të qarta që Shqipëria po zhbën çdo standard të shtetit ligjor.

Ngjarje të tilla kërkojnë reflektim të thellë nga organet e qeverisjes së sistemit gjyqësor, KLP dhe KLGJ, në mënyrë që ato të mos shndërrohen në precedentë që ngushtojnë hapësirat profesionale të mbrojtjes efektive së avokatëve. Avokatët, ashtu si gjyqtarët dhe prokurorët, kanë një rol thelbësor në garantimin e procesit të rregullt gjyqësor dhe çdo cënim i aktivitetit të tyre profesional duhet të marrë përgjigje të shpejtë dhe adekuate nga organet kompetente”, shkruan Bardhi në reagimin e tij në rrjetet sociale.

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Avokati u lirua nga prokurori, ky u kujtua të reagojë.

    Lini një Përgjigje