TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Prill 2023, 20:19

“Kurrë pas, përpara”, zbulohet slogani i PS për zgjedhjet vendore; nesër çelet fushata

Shkruar nga Pamfleti

“Kurrë pas, përpara”, zbulohet slogani i PS për

Zbulohet slogani i Partisë Socialiste në fushatën e 14 majit. Nesër do të mblidhet Kryesia e PS për të bërë zyrtarizimin e tij, teksa mësohet se slogani do të jetë: “Kurrë pas, përpara”

Ndërkohë nesër në orën 18.00 do të hapet fushata e PS në Tiranë. Siç është premtuar nga socialistët nuk do të jetë një fushatë klasike, por nesër pritet që të mblidhen në sheshin “Skënderbej” të gjithë kandidatët për kryetarë bashkie, grupi parlamentar dhe anëtarët e Kryesisë të cilët pas fjalës së Ramës do të mbjellin pemë në zonën e Farkës.

Nga ana tjetër, koalicioni “Bashkë Fitojmë” do ta çelë fushatën në datën 15 prill. Meta e Berisha do të mbajnë një aktivitet në stadiumin “Air Albania”.

ps zgjedhje slogani

Lini një Përgjigje