
Gazetari, Denis Dyrnjaja ka deklaruar se mazhoranca ka filluar të kapërdijë deklaratat e dikurshme dhe të pranojë Berishën dhe kandidatë e tij si rivalë.
Në një intervistë për “EuroNews”, ai tha se PS pavarësisht deklaratave se Berisha është “non grata”, tani do e kenë përballë.
Më tej ai theksoi se fushata elektorale ende nuk është ndezur ashtu siç ndodhte herët e tjera.
“Kam vënë re që PS, ka filluar të pranojë në sfidën elektorale, njerëzit e Berishës. Kam vënë re që kanë qenë ballë përballë në studio, gjë e cila nuk ka ndodhur më përpara. Ka një risi në njohjen në njëfarë mënyre të kundërshtarit. Garë në zgjedhje pa kundërshtarë s’mund të ketë. Detyrimisht PS, deshi s’deshi, i cilëson apo jo ‘non grata’, ka filluar t’i pranojë si kundërshtarë tashmë. Duket që nuk është një betejë elektorale e nxehtë e ndezur, siç jemi mësuar t’i kemi betejat elektorale”, tha ai.
Lini një Përgjigje