Politike21 Dhjetor 2023, 13:59

Kuvendi i dha autorizim SPAK për arrestimin e Berishës, Meta: Rama do të eliminojë opozitën

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi i dha autorizim SPAK për arrestimin e Berishës, Meta: Rama do

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në lidhje me vendimin e heqjes së imunitetit për ish kryeministrin Sali Berisha dhe i hap rrugë SPAK për arrestimin e tij.

Në një deklaratë për mediat, Meta shprehet se dhënia e autorizimit për arrestimin e Berishës është pjesë e programit të PS për eliminimin e opozitës.

Meta tha se PS po vepron me dy standarde, ndërsa quajti antikushtetuese ndryshimet në rregulloren e Kuvendit që parashikon përjashtim deri në 2 muaj për deputetët që ndezin tymuese në kuvend.

“Votimit i sotëm shënon përshkallëzim të përpjekjeve për asgjësimin opozitës vendim antikushteues që kërkon të ktheje kohën e partisë shtet.

Është pjesë e një programi për eliminimin e opozitës dhe instalimin e një opozite fasadë që i bën fresk dhe shërbime këtij regjimi dhe e dini që vetëm pak ditë më parë u ndryshua në mënyrë të njëanshme rregullorja e Kuvendit. Është një akt antikushtetues që synon asgjësimin e parlamentarizmit.

Këto ndryshime e kthejnë rregulloren në mjet arbitrar në duart e mazhorancës për të ndëshkuar deputetët të opozitës dhe për të eliminuar përfaqësimin në parlament.

Edhe ndryshimet që u bënë në ligjin e organizimit e Komisioneve Hetimore synojnë për të minuar llogaridhënie dhe transparencës”, tha Meta.

spak arrestim meta berisha rama