TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Shkurt 2025, 17:51

LaCivita do drejtojë fushatën e PD, Tabaku: Ka strategji të qartë, na çon në fitore

Shkruar nga Pamfleti

LaCivita do drejtojë fushatën e PD, Tabaku: Ka strategji të

Chris LaCivita, një prej strategëve të angazhuar në fushatën e fundit të Donald Trump në SHBA, do të drejtojë demokratët e Sali Berishës drejt zgjedhjeve të 11 majit.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku shprehet optimiste për angazhimin e LaCivita në fushatën e demokratëve, ndërsa nga studio e News24 shprehet se ai ka një strategji të qartë për të çuar PD-në drejt fitores.

Kompania e lobimit pranë PD është ndër kompanitë më të mira në botë. LaCivita ka strategji të qartë për të çuar PD-në në fitore. Fakti sesi LaCivita ka ardhur në Tiranë, do të ketë transparencë”, tha Tabaku.

Sipas saj, qeverisja ka degraduar dhe se PD-së i ka mbetur vetëm të paraqesë ofertën më të mirë për qytetarët.

Këshilli Bashkiak i Tiranës duhet të merrte vendim se cili nga nënkryetarët duhet të ishte kryetar në Bashkinë e Tiranës. Kur shteti sulmon drejtësinë, jemi në një demokraci jonormale. Kundërshtari është në llumin që ka krijuar vetë. PD duhet të paraqesë ofertën për qytetarët. Qeverisja ka degraduar dhe opozita duhet të tregojë ofertën më të mirë që qytetarët ta votë-besojnë”, deklaroi Tabaku.

 

Lini një Përgjigje