TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Tetor 2023, 22:39

"Lë mandatin dhe nuk ju kërkoj ndihmë socialistëve", Bardhi nuk heq dorë: Më mbështet shumica, kreu i grupit parlamentar të PD-së jam unë

Shkruar nga Pamfleti

"Lë mandatin dhe nuk ju kërkoj ndihmë

Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se më mirë lë mandatin sesa të trokasë në derën e një socialisti dhe të komfortohet me Lindita Nikollën.

I ftuar në "Frontline", Bardhi thotë se Drejtoria Juridike e Kuvendit i ka kthyer përgjigje Lindita Nikollës se kreu i grupit të PD-së është Bardhi por e fsheh për të mbajtur në Kuvend Bashën, i cili sipas tij përdoret nga mazhoraca.

Bardhi thotë se nuk ka nevojë të jetë kokulur dhe t’ia kërkojë këtë të drejtë të tij vetë Nikollës për aq kohë sa ka 28 deputetë që e mbështesin nga 35.

“Unë lë mandatin unë nuk trokas në derën e asnjë socialisti që të më njohë si kryetar grupi ndërkohë që e kam shumicën. Ja kam thënë sot gjatë seancës që të mos vazhdojë këtë teatër. Dua të jem i sinqertë, e kam vlerësuar Nikollën për një qytetari që tregon dhe sot i kam thënë që bën një teatër, se nuk i shkon asaj të fshehë letrat që i disponon. Për interesa politike asaj i intereson se ashtu i thotë Rama. Është i vetmi njeri që thotë jam kryetar opozite ndërkohë që nuk bën opozitë", tha Bardhi.

pd bardhi kreu i grupit parlamentar mandat

Lini një Përgjigje