TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2023, 16:51

“Lëvizja Bashkë” regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, Arlind Qori zyrtarisht përballë Veliajt dhe Këlliçit për Bashkinë e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti

“Lëvizja Bashkë” regjistrohet në zgjedhjet e 14

Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit ka mundur të sigurojë në Kolegjin Zgjedhor të drejtën për tu regjistruar në zgjedhjet vendore të 14 majit. Vendimi u mor sot në seancën e mbajtur në orën 15:00 nga Kolegji Zgjedhor.

Në seancën e mbajtur në Kolegj, Lëvizja Bashkë paraqiti vendimin e formës se prerë të gjykatës që doli dje. Bazuar në këtë vendim u vendos rrëzimi i vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mos regjistrimin e partisë në fjalë në zgjedhje dhe detyrimin e KQZ-së për zbatimin e këtij vendimi.

Tashmë, Qori u bashkohet zyrtarisht kandidatëve të partive të tjera në garën për Bashkinë e Tiranës. Partia Socialiste kërkon ri konfirmimin e krye bashkiakut Erion Veliaj, ndërsa Sali Berisha ka përzgjedhur Belind Këlliçin përmes procesit të Primareve, ndërsa grupi që mbështet Enkelejd Alibeajn nuk ka ende një emër.

lëvizja bashkë rregjistrohet zgjedhjet

Lini një Përgjigje