Politike21 Mars 2023, 15:28

Socialistët në rresht para Ramës/ Edhe Arben Pëllumbi lë në baltë Ahmetajn: T’i dalë për zot vetes

Shkruar nga Pamfleti

Socialistët në rresht para Ramës/ Edhe Arben Pëllumbi

Socialistët duket se janë vënë në rresht para Edi Ramës. Ndonëse e kanë kuptuar se kryeministri i shet të gjithë, duket se i shkojnë pas avazit kur vjen puna te drejtësia. Rama e shiti Arben Ahmetajn dhe të njëjtën gjë po bëjnë dhe ata që ka nga pas.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Socialiste Arben Pëllumbi ka folur përmes një lidhjeje Skype për Klan Neës, sa i takon hetimit që SPAK ka nisur ndaj Arben Ahmetaj.

Pëllumbi u shpreh se PS mban të njëjtin qëndrim dhe se përgjegjësia e secilit është plotësisht personale para ligjit.

Sapo u njoha nga ju për këtë lajm, qëndrimi ynë është ai që ka qenë gjithmonë që PS nuk bëhet mburojë e askujt dhe secili të gjejë avokat në rast se ka bërë një shkelje. Përgjegjësia është personale, nëse ka shkelur ligin duhet të përballet i vetëm. Secili duhet të ketë si busull ligjin, në rast se e ka shkelur është për t’u përballur personalisht, PS ka pasur një qëndrim të qartë me reformën në drejtësi dhe më vjen shumë mirë që këto organe veprojnë. Sa i takon hetimit i takon drejtësisë dhe jo ne politikanëve të flasim. Busull duhet të jetë ligji. Në fakt e gjithë reforma në drejtësi synon pikërisht këtë gjë. Suksesi që realizohet nuk është individual, ka të bëjë me një program të caktuar. Në rast se bën shkelje të caktuar, organet ligjzbatuese e shikojnë nëse ke bërë ndonjë shkelje në veprimtarinë politike, nuk ka të bëjë me forcën politike në tërësi”, tha ai.

Për mungesën e Ahmetaj në mbledhjen  e fundit të Kryesisë së PS, Pëllumbi nuk dha një arsye konkrete, por theksoi se Ahmetaj ka qenë i pranishëm në të gjitha seancat parlamentare.

Në mbledhjen e fundit munguan disa kolegë dhe kolege që për arsye të caktuara, në seancat parlamentare zoti Ahmetaj ka qenë prezent. I pyetur se a beson në pafajësinë e kolegut socialist, Pëllumbi deklaroi se dëshira e tij është që ligji të zbatohet në mënyrë rigoroze.

Nuk na vjen mirë që përfaqësues tanë të përballen me ligjin, por nga ana tjetër ky ishte qëllimi i reformës në drejtësi, ndaj i kemi ndërtuar këto organe të reja për të luftuar elementët korruptivë. PS nuk mbron askënd para drejtësisë”, tha ai.

arben pellumbi ahmetaj spak ps