TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2026, 15:25

Lëvizjet në qarqe, Rama sposton Spiropalin, Shalsin, Becin, Sakon dhe Olta Xhaçkën

Shkruar nga Pamfleti
Lëvizjet në qarqe, Rama sposton Spiropalin, Shalsin, Becin, Sakon dhe
Asambleja e PS

Taulant Balla merr drejtimin politik të kryeqytetit në vend të Elisa Spiropalit, ndërsa rishpërndahen deputetët në njësitë e Tiranës dhe ndryshojnë drejtuesit në disa qarqe

Partia Socialiste ka ndezur motorët për zgjedhjet vendore të vitit që vjen. Në mbledhjen e Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama ka vendosur një riorganizim të gjerë të drejtuesve politikë në qarqe, duke sjellë lëvizje të shumta në nivel kombëtar dhe veçanërisht në Tiranë.

Në qarkun Tiranë është spostuar Elisa Spiropali dhe në vend të saj është vendosur Taulant Balla, ndërsa drejtimi politik i Bashkisë së Tiranës i është besuar Ogerta Manastirliut. Ndryshime janë bërë edhe në qarqe të tjera, ku në Durrës është larguar Emiriana Sako dhe është dërguar Blendi Klosi. Në Lezhë largohet Ulsi Manja dhe vendin e tij e merr Ermal Nufi, ndërsa në Dibër ndodh lëvizja e kundërt, ku largohet Blendi Klosi dhe vendoset Ulsi Manja. Në Kukës largohet Eduard Shalsi dhe emërohet Erjon Malaj, ndërsa në Shkodër largohet Benet Beci dhe vendoset Enea Karakaçi.

Në disa qarqe të tjera, drejtuesit politikë janë konfirmuar në detyrë, ku në Gjirokastër vijon Mirela Kumbaro, në Vlorë Bledi Çuçi, në Korçë Niko Peleshi, në Berat Ervin Demo dhe në Elbasan Arbjan Mazniku, ndërsa në Fier vijon Belinda Balluku.

Riorganizimi prek edhe strukturën e përfaqësimit në Tiranë, ku Partia Socialiste ka bërë një shpërndarje të re të deputetëve në njësitë administrative, duke sjellë edhe lëvizje dhe zëvendësime. Në njësinë 1 është caktuar Lindita Nikolla, ndërsa largohen Adea Pirdeni dhe Ervin Hoxha. Në njësinë 2 do të jenë Gent Gazheli, Delina Ibrahimaj dhe Olta Manjani, ndërsa largohen Olta Xhaçka dhe Arben Pellumbi. Në njësinë 3 janë vendosur Iris Luarasi dhe Edona Bilali, ndërsa largohen Klotilda Bushka, Ermonela Felaj dhe Delina Ibrahimaj.

Në njësinë 4 do të përfaqësojnë Damian Gjiknuri dhe Blerina Gjylameti, ndërsa në njësinë 5 janë caktuar Erion Braçe, Taulant Balla dhe Fatmir Xhafaj. Në njësinë 6 përfshihen Albana Koçiu, Endrit Yzeiraj dhe Megi Fino, ndërsa në njësinë 7 Sofan Jaupaj dhe Enkelejd Musabelliu. Në njësinë 8 janë Igli Hasani dhe Vilma Premti, ndërsa në njësinë 9 Ogerta Manastirliu dhe Olti Muzaka, nga ku largohet Mimi Kodheli.

Në njësinë 10 është caktuar Besfort Lamallari, në njësinë 11 Eduard Shalsi, ndërsa në njësinë 13 do të jenë Elisa Spiropali dhe Anila Denaj.

Këto lëvizje vijnë në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore dhe synojnë forcimin e strukturave në terren, veçanërisht në Tiranë, e cila mbetet një nga qarqet kyçe për Partinë Socialiste. Deri tani nuk janë bërë publike arsyet zyrtare për këto ndryshime, ndërsa mbetet për t’u parë ndikimi i tyre në dinamikat e brendshme të partisë dhe në garën elektorale të vitit të ardhshëm.

Kush ikën dhe kush vjen

Ndryshimet në Qarqe

Qarku Tiranë – Taulant Balla- ikën Elisa Spiropali
Bashkia Tiranë – Ogerta Manastirliu

Qarku Durrës – Blendi Klosi- ikën Emirjana Sako

Qarku Lezhë – Ermal Nufi- zëvendëson Ulsi Manjën

Qarku Shkodër – Enea Karakaçi- ikën Benet Beci

Qarku Dibër – Ulsi Manja - zëvendëson Blendi Klosin

Qarku Kukës – Erjon Malaj- ikën Eduard Shalsi

Qarku Elbasan – Arbian Mazniku- Konfirmohet

Qarku Berat – Ervin Demo- Konfirmohet

Qarku Fier – Belinda Balluku- Konfirmohet

Qarku Vlorë- Bledi Çuçi- Konfirmohet

Qarku Gjirokastër- Mirela Kumbaro- Konfirmohet

Qarku Korçë- Niko Peleshi- Konfirmohet

Shpërndarja e deputetëve për Tiranën

Njësia 1- Lindita Nikolla, ikin Adea Pirdeni, Ervin Hoxha

Njësia 2- Gent Gazheli, Delina Ibrahimaj dhe Olta Manjani, ikin Olta Xhaçka dhe Arben Pellumbi

Njësia 3- Iris Luarasi dhe Edona Bilali, ikin Klotilda Bushka, Ermonela Felaj, Delina Ibrahimaj

Njësia 4- Damian Gjiknuri dhe Blerina Gjylameti

Njësia 5- Erion Braçe, Taulant Balla dhe Fatmir Xhafaj

Njësia 6- Albana Koçiu, Endrit Yzeiraj, Megi Fino

Njësia 7- Sofan Jaupaj, Enkelejd Musabelliu

Njësia 8- Igli Hasani, Vilma Premti

Njësia 9- Ogerta Manastirliu, Olti Muzaka, ikën Mimi Kodheli

Njësia 10- Besfort Lamallari

Njësia 11- Eduard Shalsi

Njësia 13- Elisa Spiropali dhe Anila Denaj

 

 

rama asamble ndryshime

Lini një Përgjigje