TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2025, 10:38

Lëvizjet nga SPAK, Berisha: Duhet të merremi direkt me Ramën, sms e Belindës ishin të diktuara nga ai

Shkruar nga Pamfleti
Lëvizjet nga SPAK, Berisha: Duhet të merremi direkt me Ramën, sms
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të reja ndaj kryeministrit Edi Rama, nisur nga përgjimet që u publikuan dje ku shfaqeshin komunikimet mes Ballukut dhe Evis Berberit, bashkëpunëtorit të saj të arrestuar.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se mesazhet ishin të diktuara drejtpërdrejt nga Rama.

“Lexoni mesazhet që ‘Lubia’ i dërgonte ‘Berberit’. Në çdo frazë ishin të diktuara nga Edi Rama. Ndaj ne do të merremi direkt me Edi Ramën.” ,deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri shtoi se opozita do të intensifikojë veprimet e saj politike, duke e konsideruar këtë si një “moment kyç për zbardhjen e ndërhyrjeve të qeverisë në drejtësi”.

sali berisha rama- spak

Lini një Përgjigje