TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2025, 20:44

Lista/ Kush janë 10 emrat më të votuar në rang kombëtar?

Shkruar nga Pamfleti

Lista/ Kush janë 10 emrat më të votuar në rang

Pas përfundimit të numërimit të votave preferenciale në pjesën më të madhe të qarqeve, janë bërë publike edhe 10 emrat më të votuar në rang kombëtar. Lista dominohet nga Partia Socialiste, që ka zënë 9 nga 10 vendet e para, ndërsa opozita përfaqësohet vetëm nga Jorida Tabaku e PD-ASHM.

Në krye të listës qëndron Blendi Gonxhja me 20,067 vota, i ndjekur nga Arkend Balla (18,649) dhe Sara Mila (18,626) – të tre kandidatë të PS-së dhe fitues të padiskutueshëm në zonat respektive. Më pas vijnë emra të tjerë si Erion Braçe (17,173), Ervin Hoxha (16,805) dhe Ceno Klosi (16,638), të gjithë me ndikim lokal dhe pjesë e strukturave të PS-së.

E vetmja që “thyente” dominimin socialist ishte Jorida Tabaku, me 16,589 vota, duke u renditur ndër më të votuarat në rang kombëtar dhe e para nga radhët e opozitës.

Listën e plotë të 10 më të votuarve e plotësojnë Klevis Jahaj (12,696), Agron Malaj (12,616) dhe Asfloral Haxhiu (11,622) – të gjithë kandidatë të PS-së, që kanë marrë mbështetje të gjerë në qarqet përkatëse.

 

10 më të votuarit deri tani

1.       Blendi Gonxhja, PS, 20067 vota

2.       Arkend Balla, PS, 18649 vota

3.       Sara Mila, PS, 18626 vota

4.       Erion Braçe, PS, 17173 vota

5.       Ervin Hoxha, PS, 16805 vota

6.       Ceno Klosi, PS, 16638 vota

7.       Jorida Tabaku, PD-ASHM, 16589 vota

8.       Klevis Jahaj, PS, 12696 vota

9.       Agron Malaj, PS, 12616 vota

10.   Asfloral Haxhiu, PS, 11622 vota

Lini një Përgjigje