Politike 4 Shtator 2023, 13:40

Lufta kundër kanabisit, Balla: Ashpërsim të ndëshkimeve për keqbërësit që kryejnë vepra penale në dëm të nxënësve

Shkruar nga Pamfleti

Lufta kundër kanabisit, Balla: Ashpërsim të ndëshkimeve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se shqiptarët presin një pastrim të territorit nga kultivimi i paligjshëm i bimëve narkotike.

Sipas tij, kultivimi i paligjshëm i kanabisit ka sjellë një rritje të përdoruesve, kryesisht në moshat e reja.

“Unë jam vetë prind dhe i mirëkuptoj të gjithë prindërit, gjyshërit, familjet shqiptare të cilët presin nga Policia e Shtetit më shumë rezultate në goditjen e trafikantëve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike pranë shkollave apo mjedise të tjera të frekuentuara nga të rinjtë. #PaketaeSigurisë në shkolla do të garantojë një PERIMETËR SIGURIE përreth shkollave dhe ashpërsim të ndërshkimit të keqbërësve që kryejnë vepra penale në dëm të nxënësve/të rinjve, me fokus të veçantë goditjen e rrjeteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike”, u shpreh Balla.

balla ndeshkim kanabis