Presidenti Bajram Begaj dhe homolgia e tij Vjosa Osmani zhvilluan ditën e sotme një konferencë të përbashkët për shtyp, në kuadër të vizitës 2 dytore të kreut të shtetit të Kosovës në Shqipëri.
Begaj gjatë konferencës është pyetur nga gazetarët edhe në lidhje me dhënien e autorizimit ndaj qeverisë shqiptare për vijimin e negociatave me Greqinë për çështjen e detit.
Në përgjigjen e tij, Begaj theksoi se po shqyrtohet informacioni për dhënien e këtij autorizimi në mënyrë që të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, si dhe me ligjet ndërkombëtare.
“Për sa i përket autorizimit, ai duhet të përmbushë disa kritere paraprake kushtetuese dhe ligjore, të cilat duhet të jenë të kornizuara sipas vendimin të gjykatës Kushtetuese të vitit 2010.
E kam dhënë përgjigjen dhe më parë, që aktualisht jemi në fazën e shqyrtimit të këtij informacioni që autorizimi të jetë në përputhje me Gjykatën Kushteteiuese me ligjet shqiptare dhe ato ndërkombëtare.
Sapo ky autorizim të firmoset do të bëhet me dije për të gjithë publikun”, tha Begaj.
Lini një Përgjigje