TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Qershor 2026, 12:15

“Lugëndryshkurit e familjes sonë”/ Spiropali ironizon Ramën: Mos u ndikoni nga sulmet dhe konspiracionet

Shkruar nga Pamfleti
“Lugëndryshkurit e familjes sonë”/ Spiropali ironizon
Rama-Spiropali

Spiropali u bën thirrje ndjekësve të mos ndikohen nga ato që i përshkruan si “sulme banale”, “konspiracione halucinante” dhe “gjuhë e shthurur”.

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku iu është përgjigjur kritikave dhe sulmeve të drejtuara ndaj saj, duke përmendur gjithashtu atë që e cilëson si “monitorim digjital e operacional” dhe “kontroll algoritmik” nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Në mesazhin e publikuar në 'Facebook', Spiropali u bën thirrje ndjekësve të mos ndikohen nga “sulmet banale”, “konspiracionet halucinante” dhe “gjuhën e shthurur”. Ajo sugjeron leximin e një poezie të autores ruse Anna Ahmatova, e cila ka lindur në vitin 1889.

Spiropali ndau një fragment nga poezia e Ahmatovës, ku përcillet ideja e qëndresës përballë sulmeve dhe e kthimit të tyre në forcë të brendshme:

"Kur t'ju merren mënd' e t'ju përzihet nga fletë-rrufetë, sulmet banale, monitorimi digjital e operacional, kontrolli algoritmik, konspiracionet halucinante, gjuha e shthurur, lexoni këtë kryevepër të Anna Ahmatovës, që lindi si sot, më 1889.
Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua
Sa sot asnjë prej tyre s’më frigon,
Me ta një kullë e hijshme u ndërtua,
M’e lartë se çdo kullë ajo qëndron.
Ndërtuesit e saj falënderoj,
Paçka se e ndërtuan me nxitim.
Prej saj më shpejt agimin e shijoj
Dhe diellin kqyr me gjatë në perëndim.
Dhe në dritaren time ditë për ditë,
Fryn erë deti, më flladit.
Në dorën time pëllumbi vjen e çukit,
E në mos mund të shkruaj më diçka,
Një ditë të perëndishme krahëlehtë,
Pres të vijë Muza, për ta shkruar vetë.", shkruan Spiropali.

Kujtojmë se gjatë një mbledhjeje të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Rama kritikoi disa prej socialistëve që kishin mbajtur qëndrime kundërshtuese ndaj tij, duke i cilësuar si “lugëndryshkurit e familjes sonë të madhe politike”.

 

2 Komente

  1. E
    Elisa

    Te kishe fol me pare Elisa Kur u bere Kryetare Kuvendi e Ministre dhe i thoje Skenderbe ku i kishe syte e gojen, apo ta zinin paret e udhetimet e benefitet Ju jeni te gjithe njisoj . Legena e lepires per postin e kur ua ve shkelmin ne fyt ju del zeri

    1. A
      A

      Lugëndrysĥkur dhe garuzhde lugati , sa kova e eskaatorit e kanë një ndryshim

      Lini një Përgjigje