Rama ndalet gjithashtu te kundërshtarët politikë, të cilët i akuzon se synojnë rikthimin në pushtet dhe se po përdorin pakënaqësitë qytetare për qëllime politike.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës, me një mesazh të gjatë të publikuar në rrjetin social Facebook, drejtuar një protestuesi që qëndronte i vetëm përballë Kryeministrisë.
Në postimin e tij, Rama shprehet se nuk i sheh protestuesit si humbës të një proteste, por si qytetarë që mbeten besnikë ndaj bindjeve të tyre dhe që shpesh përballen me probleme të përditshme ekonomike, sociale apo familjare.
Kreu i qeverisë rendit një sërë shqetësimesh që, sipas tij, mund të kenë shtyrë qytetarët të dalin në protestë, duke përmendur vështirësi në punësim, probleme me pronat, kostot e shëndetësisë dhe pakënaqësi ndaj institucioneve.
Në të njëjtën kohë, Rama akuzon aktorë politikë, komentatorë mediatikë, influencerë dhe figura të tjera publike se kanë përdorur protestuesit për interesat e tyre politike apo personale. Sipas tij, ata që i nxitën qytetarët të protestonin janë larguar pasi përfundoi tubimi, ndërsa protestuesit kanë mbetur vetëm me problemet e tyre.
Në reagimin e tij, kryeministri kritikon edhe atë që e quan ndikim të algoritmeve të rrjeteve sociale, duke argumentuar se ato ushqejnë zemërimin dhe polarizimin, pa ofruar zgjidhje reale për shqetësimet e qytetarëve.
Rama ndalet gjithashtu te kundërshtarët politikë, të cilët i akuzon se synojnë rikthimin në pushtet dhe se po përdorin pakënaqësitë qytetare për qëllime politike.
Në fund të mesazhit, kreu i qeverisë u bën thirrje protestuesve të mos lejojnë që hallet e tyre të përdoren nga të tjerët dhe i fton në dialog, duke theksuar se “Shqipëria nuk bëhet as me ata që brohorasin verbërisht, as me ata që zemërohen verbërisht”.
“Unë jam miku, jo armiku yt”, përfundon Rama mesazhin e tij drejtuar protestuesve.
Reagimi i plotë i Ramës:
MIRËMËNGJES I DASHUR PROTESTUES
Nuk të shoh si humbësin e një proteste, po si njeriun e mbetur vetëm me bindjet e tij.
Ti i je bashkuar vorbullës thithëse të turmës, sepse beson sinqerisht se po mbron diçka të çmuar.
Ndoshta ti ke frikë se vendi po shkon drejt humnerës. Kapitalistët e huaj do të gllabërojnë natyrën. Zogjtë e rrallë të Shqipërisë do të vdesin. Atdheu yt ka dalë në shitje.
Ose ndoshta ti nuk je i shqetësuar për zogjtë e as nuk e di fare ku bie tamam laguna e Nartës. Po mbase je i zemëruar ngaqë ke një hall tëndin. Hall pune me pronarin që të trajton si robot. S’të paguan orët jashtë orarit. Të jep gjysmën e rrogës në të zezë. Hall shëndeti në familje. Largqoftë me nënën e sëmurë që ka nevojë për ilaçe të shtrenjta. Hall prone me shtëpinë në periferi që ende nuk legalizohet apo me tokën në fshat që ende nuk regjistrohet…
Nuk e di çfarë halli ke tamam. Po di që ke një hall që jo vetëm nuk ta zgjidh askush, po as nuk ta qan kush. Besoje ose jo, po unë e ndjej brengën tënde. Sepse jo vetëm të kuptoj, po edhe të mirëkuptoj, ngaqë jam po aq i zemëruar sa ti me pronarin e pasur që kujton se pasuria i jep të drejtë të sillet si zot i fatit tënd. Me nëpunësin a me drejtorin që atij i shërben pa kushte, ndërsa ty as nuk të hedh sytë. Jam i zemëruar me arrogancën e kujtdo që detyrën ndaj teje e ushtron si pushtet mbi ty.
Por pikërisht sepse brenga jote më dhemb dhe arsyet e tua më gjejnë të bindur për legjitimitetin e tyre, unë nuk të shoh dot ashtu. Vetëm. Si një peshk jashtë ujit, pasi dallga e madhe që e nxorri në breg është tërhequr e tëra. Dhe ata që të thirrën për t’u bërë “deti i Shqipërisë së re”, pa pronarë arrogantë, pa nëpunës që i përulen lekut dhe përbuzin njeriun, pa halle shëndeti e pronash, pa të huaj që investojnë në tokat tona e pa investime private në brigjet tona, pa hiçasgjë që e cënon harmoninë e një vëllazërie të lumtur, sot nuk janë askund.
Ata që në studiot televizive të komentuan mbrëmë me entuziazëm si njeriu i popullit, që më në fund po lan hesapet me qeverinë dhe kryeministrin e korruptuar, ndërkohë që për vete, prej vitesh të gjata paguhen më shumë nën dorë se sa mbi dorë për të shpifur tërë të zezat dhe sharë mua me libër shtëpie, tani po flenë në shtëpitë e bollshme të blera me ulje të forta nga “oligarkët”. Mbi dyshekë të butë të blerë me “lëmoshat” e zeza mijëraeuroshe të këtyre të fundit.
Ata që ranë nga kali i pushtetit në tërë këto vite dhe nuk e panë kurrë tek vetja po tek kali arsyen e rënies, e që gjetën tek ti dritën e shpresave të humbura duke të ngritur në qiell, po pinë me shoshoqin kafet e mëngjesit të herët. Mezi presin që ti sonte të jesh më i zemëruar, më i paduruar, më i çartur në protestën tënde kundër regjimit që i la pa kalë, pa roje, pa vartës. Shkurt pa shijen e pashoqe të pushtetit që sa më i kotë të jesh aq më shumë të mungon.
Influencerat, blogerat e kullerat që të bënë të ndjehesh heroi i tyre, duke të dhënë për herë të parë në jetë ndjesinë dehëse të pushtetit që ka shpirti i luftëtarit të dalë nga radhët e popullit mbi të kamurit, të famshmit, të njohurit dhe pse jo, troç, edhe ndjesinë e fortë të mashkullit që si në një përrallë, u bë idhulli i femrave të paarritshme të botës së luksit, kanë fluturuar edhe ata larg, me krahët e orgazmës për vrullin e mbrëmshëm të lajkeve e të follouersave, të cilët hynë në gjinjtë e në shalët e tyre si protestues, por tanimë do të mbeten në listën e tyre si klientë të reklamave për vilat, hotelet, kremrat, parfumet dhe brekët joshëse për skllevërit e algoritmit.
Ikën edhe karvanet e “diasporës” nga Kosova e Tetova. Të përdorën ty, për të sjellë në Tiranë me vrazhdësinë brutale të hordhive pushtuese, mllefe politike sallahanash të pjesëve të tjera të kombit tonë. Kundër qeverisë tënde në Shqipëri, të cilën ti nuk je asfare i detyruar ta duash. Nuk je as i ndaluar ta luftosh. Por nuk ke as të drejtën të lejosh të tjerë të vendosin për të dhe të flasin në emrin tënd; djemtë e axhallarëve dhe cucat e hallave, nuk vijnë dot në shtëpinë tënde për të vendosur.
Ikën sigurisht, edhe ata që algoritmi dhe partitë e partiçkat e gurëve të hedhur e të duarve të fshehura, i mblodhën për të burgosur Ramën duke e kthyer bulevardin e kryeqytetit të Europës së Ballkanit, në një shesh mesjetar ku turmat e inkuizicionit ulërinin në kor për djegien e gjallë të shtrigave. Ikën qorrallapajt. Ikën ballibullistat. Ikën sypuliturat opozitare që të vinin rrotull duke folur me pasqyrën e tualetit digjital para fytyrës së tyre hipokrite. Ikën karikaturat parlamentare që nxirrnin kokën pas shqiponjës mbi kurrizin tënd…
Së bashku me armatat armike të profileve fallco e të raketave digjitale, që hidhen papushim nga Lindja tutje Europës drejt sheshit televiziv të revolucionit të flamingove dhe shpërndajnë në mijëra thërrime lajkesh e follouerash fallco, çdo bombë që gjuan një gënjeshtër, lajm të rremë, video të manipuluar, ikën edhe ata që u dyndën në bulevard nga emigracioni në shtete të huaja, si shqiponja shpëtimtare të mëmëdheut të nxjerrë nga algoritmi në sheshbetejën e kundërshtisë globale, politike, ideologjike me Presidentin e Amerikës.
Ikën të tërë!
Iku madje edhe një sorrë kobzezë, që predikonte hakmarrjen ndaj amerikanëve që vranë “vëllaun tonë”, gjeneralin iranian Kasem Suleimani, kasapin e pamëshirshëm të regjimit terrorist të Teheranit.
Ti mbete vetëm, me hallin tënd dhe pa askënd që ta qan, shembëlltyrë njerëzore e proletariatit të algoritmit, sepse algoritmi nuk ka ndjenja, nuk njeh njerëz, nuk do ideale, nuk pyet kush ka të drejtë. Ai interesohet vetëm për çfarë prodhon më shumë kuriozitet, eksitim, zemërim dhe varësi prej tij.
Ti në fakt mbete siç ishe. Ai që ishe kur u nise drejt bulevardit për të ndryshuar botën. I vetëm përballë ditës së gjatë. Me sytë e hapur në boshin që të rrethon, pas kthimit në tokë nga nata në qiellin e iluzioneve revolucionare. Ndërsa ata që u ngjitën lart në vëmendjen e dynjasë falë teje, duke të mbushur mendjen se befas u bëre ai që nuk je, forca e një revolucioni që nuk është, për përmbysjen e realitetit dhe zëvendësimin e tij me një realitet të krijuar vetëm për të të joshur ty, gatuan pa mëshirë në tiganin e pakufishëm të algoritmit, ushqimin e tyre me mishin e me shpirtin tënd.
Dhe u zhdukën.
Ti mbete aty.
Në këtë fotografi të trishtë unë nuk shoh assesi dështimin tënd. Shoh veten time dhe vështirësitë e hallet e tua. Po, sepse luftoj përditë e zemërohem jo pak, me ata që nuk ua ndjen për ato vështirësi dhe jo nuk dinë as të t’i qajnë hallet, po më keq akoma, t’i përçmojnë si ti të ishe një koment anonim në fejsbukun e tyre, jo një rob Zoti me barrën e problemeve të tua në pragun e derës së shtetit tënd.
Por shoh tek kjo fotografi e zgjimit në sheshin e zbrazët edhe shijen e tradhëtisë së gjithkujt që të përdori mbrëmë për interesat e veta. Ji i sigurtë se sado e çuditshme të të duket, më ndodh edhe mua të kem zgjime të zbrazëta me të njëjtën shije. Po njësoj, fotografia është e imja ndërsa tradhëtia është e të tjerëve, herë një bashkëpunëtor, herë një vartës i njohur a të tjera herë vartës të panjohur të vartësve, që për interesat e tyre e përdhunojnë besimin tim në forma të ndryshme. Sillen keq me njerëzit. Përçmojnë meritën. Stimulojnë farefisin. Promovojnë tarafin. Kërkojnë lekë nën dorë. Favore. E mbi të gjitha, harrojnë që ajo karrige është nder, jo uturak. Fatmirësisht, ndryshe nga ti, dita ime vazhdon me punë të pandalur, falë energjisë së mirë të plot e plot të tjerëve, që punojnë bashkë me mua.
Pra siç e sheh, kjo e imja nuk është letra e dikujt që të qan hallin duke të parë nga lart apo nga larg. Eshtë një letër e ndjerë respekti për ty që besove, luftove dhe mbete vetëm. Po njëkohësisht është edhe një shtrirje dore nga dikush që e di ç’domethënë të ndjehesh vetëm, kur besimi që jep shpërdorohet dhe lufta që bën tradhëtohet.
E di që sot mund të më shohësh si kundërshtarin tënd. Ndoshta edhe si shkakun e zemërimit tënd. Kjo letër nuk është një përpjekje që ti të më shohësh ndryshe. As një kërkesë që ta drejtosh gjetkë shigjetën e zemërimit tënd.
Pyete vetë veten nëse armiku yt jam unë, që përpiqem papushim mes njiëmijë vështirësish që Shqipëria të bëhet çdo ditë më e mirë se një ditë më parë, apo ata që të kthyen në heroin e mbrëmjes për të të lënë në rrugë, vetëm, si shishe boshe të hedhur tutje pa kokëçarje pas një dehjeje kolektive.
Nëse përgjigja jote do të jetë akoma se armiku yt jam unë, patjetër që do ta respektoj. Sepse demokracia jeton edhe nga kjo e drejtë dhe nga respekti për këtë të drejtë. Por nëse një ditë do të kuptosh të vërtetën e thjeshtë, se halli yt nuk është asfare larg hallit tim, atëherë mos i prit aty ata që do të kthehen përsëri në mbrëmje.
Eja tek unë.
Jo të më duartrokasësh. Jo të heqësh dorë nga kritikat e tua. As të më votosh nëse nuk do të të mbushet mendja, se jo thjesht nuk jam unë e keqja e madhe që ata të kanë mbushur mendjen se jam, po unë sot jam e vetmja pengesë mes këtij vendi e teje dhe të këqijave të mëdha, që ata mund t’i bëjnë Shqipërisë po t’u hapet rruga.
Eja pra tek unë, qoftë edhe vetëm për të mos lënë askënd ta përdorë hallin tënd kundër Shqipërisë dhe as të përdorë hallet e Shqipërisë kundër teje.
Eja, sepse Shqipëria nuk bëhet as me ata që brohorasin verbërisht, as me ata që zemërohen verbërisht. Shqipëria po bëhet nga çdo shqiptar e shqiptare, që në vend se të mallkojë errësirën ndez përditë qiriun e kontributit të vet, duke shtuar në çdo hap dritën e Shqipërisë Europiane dhe pakësuar errësirën e trashëguar nga kohërat e vjetra e më të reja.
Kush do që drita të shtohet më shumë dhe errësira të tretet më shpejt është i bekuar, sadoqoftë jo dakord me mua. Ndërsa ata që do të rikthehen sonte në mbrëmje për të përdorur trupin e mishin tënd, janë vetë errësira e një mallkimi të vjetër mbi Shqipërinë.
Unë jam miku, jo armiku yt.
Shume te drejte ka kryem. . Kur mblidhen 100.000 veta para zyres se tij, dhe protestojne paqesisht normale do beje qelbesira karshillek. Dmth ky ordiner llum, te vjedh, te dhunon, te provokon te varferon, te intimidon, te shet gjithe pasurite e vendit te grupet kriminale, dhe ti si popull proteston paqesisht. Nese njerezit do shprehin revolten e tyre, nuk ka as gaz lotsjelles as polici e prokurori te frenoj. Ndaj o tregojme qe jemi ne zoter te ketij vendi, ose pranojme kete realitet kaq te hidhur, dhe rrime suste para psikopatit kryem.
KY MASKARA QE TALLET ME POPULLIN E TIJ DUHET TE JETE NE BURG DHE TI KONFISKOHEN SA KA VJEDHUR QE TE HAJE POPULLI. KA ME GJAKPIRES - SUPLEMENTE QE I JEP PENSIONISTEVE I VE AFAT MONSTRA, DUHET TE PRESIN BILETA PLEQTE QE RRINE TEK FEMIJET JASHTE QE TE MARRIN ATE 1500 TE QELBUR QE TE MOS I DIGJEN NE FUND TE QERSHORIT MOS I HENGSH E MOS I SHIJOFSH SA KE VJEDH
Po per show u be patjeter, se cne te zemerohen njerezit me ty. Nje psikopat Halucinant qe do te cmend nje popull te tere. Sor te zyra takihemi. Te shohim sa per zot do ti dalesh deklaratave te tua.
Ky qelbesire qe qelbi gjithe kete vend, ky manipulator historik, ky plackshites luan me inteligjencen e ketij populli. Ate qe i ka bere ky njeri ketij vendi, nuk ja ka bere asnje pushtues apo edhe eterit e tij. I neveritshem
Ku ta dim ne se ai protestues i vetem aty nuk eshte porositur nga vete ata qe shkruajne per te. U dola pashe dje dita e 23 e protestes dhe sheshi plot. Nuk mbulohet dielli me shoshe o shoke komunista, bije te enverit me dite te numeruara. Ky eshte nje sistem i ri boteror , pa komunista dhe pazarxhi, me rregulla dhe kontrata te qarta per te gjithe.
Tallet gjuha sëlavompngole dinake e Ramutit. Tallet me popullin dhe e paralajmëron popullin se ketu mbi krye do ta keni sa te ket jete! Temtakulat e sistemit mafioz mbajnë shpaten mbi kockat e shqiptarve. Ndërkohe shqiptaret po thoni se kane vrare frikën? Po te ishte ashtu, mbushni sheshet e rrugët, shporrim përgjithnjë nga zyrtare e shtetit Ramutin dhe Salehun dhe te gjithe militantet e tyre.
MIKU I POPULLIT NUK JETON NË OBORRIN E OLIGARKËVE_______________ Përshëndetje Kryeministër, Populli këto ditë ka qënë në shesh, me zemërimin tënd, me hallet e tua dhe me shpresën se dikush më në fund do t'i dëgjonte. Sot po thua se protestuesi është përdorur. Po thua se ai është mashtruar. Po thua se ata që ishin pranë tij mbrëmë janë zhdukur dhe se i vetmi që e kupton qenke pikërisht ti kundër të cilit ai protestonte. Por ka një pyetje që nuk mund të fshihet pas fjalëve të bukura: Si mund të jesh miku i protestuesit kur je miku i privilegjit? Si mund të jesh miku i qytetarit të zakonshëm kur rreth vetes ke ndërtuar një oborr njerëzish që pasurohen nga pushteti, ndërsa ai që punon ndershmërisht numëron qindarkat deri në fund të muajit? Ti flet për hallin e popullit. Po halli i popullit nuk është metaforë. Halli i popullit është pensionisti që zgjedh mes ilaçeve dhe bukës. Është familja që paguan faturat me frikë. Është i riu që ka diplomë, por nuk ka vend pune. Është çifti që punon gjithë ditën dhe sërish nuk arrin të blejë një apartament. Është prindi që përcjell fëmijën në aeroport me lot në sy, sepse e vetmja mundësi për një jetë më të mirë gjendet larg Shqipërisë. Nëse je miku i tyre, pse po largohen? Nëse je miku i tyre, pse fshatrat boshatisen? Pse qytetet plaken? Pse mijëra të rinj nuk shohin të ardhme këtu? Nuk mund të jesh miku i protestuesit kur pasuritë publike shpërndahen tek të njëjtët emra. Nuk mund të jesh miku i protestuesit kur ligjet duket sikur shkruhen për ata që kanë lidhje me pushtetin dhe jo për ata që kanë nevojë për drejtësi. Nuk mund të jesh miku i protestuesit kur zonat e mbrojtura trajtohen si mall tregu, ndërsa natyra dhe interesi publik dalin gjithmonë humbës. Nuk mund të jesh miku i protestuesit kur administrata publike shihet si rezervuar votash dhe jo si shërbim për qytetarin. Nuk mund të jesh miku i protestuesit kur ai pret ujë të pijshëm 24 orë në ditë, ndërsa dëgjon premtime për projekte gjigante. Nuk mund të jesh miku i protestuesit kur energjia, ushqimet, qiratë dhe kostot e jetesës rriten më shpejt se paga e tij. Nuk mund të jesh miku i protestuesit kur ai ndien çdo ditë se po punon më shumë për të jetuar më pak. Ti thua se je pengesa mes Shqipërisë dhe të keqes. Por në demokraci askush nuk mund të jetë njëkohësisht gjykatës dhe dëshmitar i vetes. Kur një qeveri qëndron gjatë në pushtet, ajo nuk mund t'ia faturojë gjithmonë të tjerëve plagët e vendit. Sepse pas shumë vitesh, por edhe dështimet janë të sajat. Nuk mund të paraqitesh si shpëtimtar i njerëzve nga problemet që kanë lindur dhe janë rritur nën qeverisjen tënde. Nuk mund të pretendosh se je zgjidhja, kur për shumë prej tyre perceptohesh si shkaku. Dhe nuk mund të kërkosh besim duke derdhur lot krokodili për hallet e qytetarëve, ndërkohë që ata i jetojnë ato halle çdo ditë në lëkurën e tyre. Populli nuk kërkon keqardhje. Nuk kërkon letra të bukura. Nuk kërkon fjalime. Kërkon drejtësi. Kërkon mundësi. Kërkon paga që mbajnë familjen. Kërkon pensione që respektojnë dinjitetin. Kërkon një shtet që nuk mat vlerën e njeriut me lidhjet që ka. Kërkon një Shqipëri ku suksesi nuk varet nga afërsia me pushtetin. Prandaj protestuesi nuk ka nevojë për një mik që e kujton vetëm kur del në shesh. Ai ka nevojë për një shtet që e respekton edhe kur hesht. Dhe derisa kjo të ndodhë, asnjë letër, sado e bukur, nuk mund ta fshehë të vërtetën e thjeshtë: Nuk mund të jesh miku i popullit kur je bërë i pazëvendësueshëm për oligarkët dhe i paarritshëm për qytetarët.
Prap vazhdon ky QENEF me tadhe bythen me NE ??!! Vazhdon me PJERDHE duke NA bere MORAL ti PUSHT I PAMORAL ??!! TI DEMAGOG-MASHTRUES,GJUHE PERDREDHUR,FODULL-IRONIK vazhdon me NA BULLIZU duke shkru novela,ese,vjersha me algoritme,dhe me shume,si HIPOKRIT perdore figura letrare per te sugjestionu PROTESTUESIN ??!! Po,e drejte :” IK BITHE SE U DHJEVE”,thojme ketej nga Veriu.Vetem kjo te ka mbetur. F U N D I N E K E A F E R !!!