
Lulzim Basha do të garojë përballë Gjergji Hanit në garën e 29 korrikut për kreun e PD.
Komisioni i posaçëm i Zgjedhjes së kryetarit të PD-së ka mbyllur procedurën e mbledhjes së kandidaturave dhe pati vetëm dy emra që shfaqën interes.
Gjergji Hani është një i përndjekur politik. Ai u dënua në moshën 16-vjeçare për tentativë arratisjeje me akuzën "Tradhti ndaj atdheut". Më pas dënohet për "Tradhti ndaj atdheut dhe agjitacion dhe propagandë". Ka kryer dënimin në burgun e Qafë-Barit. Gjergj Hani ishte vetëm 16 vjeç kur mori guximin të kalonte kufirin vetëm.
Hani, në një intervistë të para disa ditëve foli dhe mbi arsyet e kandidimit. “U nisa nga ndjenja e detyrimit jo vetëm karshi eksperiencës sime, por edhe në memorie të shumë atyre që kanë qenë pjesë e jetës sime që sot nuk janë më. Nuk pretonim të kishte një opozitë në gjendje të tillë. Është momenti më i vështirë dhe më i mirë për të djathtën shqiptare që të mund ta kapërcejë dhe të rilindë për atë që është. Këndvështrimi im është konservator!”, tha ai.
Por futja e tij në garë duket se do të jetë formale. Lulzim Basha e ka bërë të qartë se po kërkon rikthimin në krye të partisë, ndonëse kemi një ndarje të saj tani në 3 pjesë. Grupi i Berishës nuk e përmend këtë çështje sepse pretendojnë se janë ata PD zyrtare. Ndërkohë disa deputetë kanë dalë kundër kandidimit të Bashës. Mbet të shihet se si do të shkojë tani procesi i 29 korrikut.
Lini një Përgjigje