Politike21 Qershor 2023, 17:15

“Vendimi për të bërë zgjedhje i nxituar”, Godole: PD po humb shansin për t’i dhënë fund krizës

Shkruar nga Pamfleti

“Vendimi për të bërë zgjedhje i nxituar”,

Anëtarja e Kryesisë në PD, Jonila Godole duke analizuar situatën brenda partisë dhe vendimin e Këshillit Kombëtar të PD-së zyrtare për të mbajtur më 29 korrik zgjedhjet për kryetar, ajo tha se opozita po e humb shansin për të treguar se di të zgjidhë krizën brenda saj.

Në një intervistë për “News24”, ajo tha se ky ishte një proces i nxituar që duhet të ishte bazuar në një konsensus të palëve.

Ajo shtoi se kishte kërkuar që në PD-ën e ri formatuara, ët vendosej që Basha dhe Berisha të mos rikthehen më në krye të partisë.

Unë e kam thënë mendimin që atë mbrëmje dhe thashë që problemi që unë pata që me atë mbledhje dhe pas asaj është mënyra se si është zhvilluar procesi dhe për mua thjesht nuk kemi të bëjmë me standarde demokratike se si duhet zhvilluar një proces për të cilin kam luftuar për të pasur një garë e cila të ishte e hapur dhe ta çonte PD-në në një reflektim të thellë për atë që i ka ndodhur dhe për të parë se çfarë mund të ofrojë ajo si një alternativë fituese nesër.

Gjithmonë kur shprehem për PD-në dhe atë që duhet të ishte bërë dhe për standardet e munguara demokratike që i shoh dhe që vazhdojnë akoma të thellohen, mungesa e këtyre standardeve, gjithmonë kam pasur në fokus se si PD-ja të jetë fituese. Isha e sigurt se si PD-ja të ishte fituese nëse nuk i djeg etapat me shpejtësi por merr pak kohë për të bërë një analizë se ku gjendet, kush janë anëtarët e saj, cilat janë strukturat që do ta mbështesin në zgjedhjet e 2025, me çfarë programi modern, cili do të jetë ekipi i ri drejtues.

Një nga pikat e platformës që unë paraqita ishte që PD-së i duhet një lidership i ri përtej Berishës dhe Bashës, me një frymë krejt të re, i cili jo vetëm t’i flas demokratëve, por edhe një pjese të madhe të elektoratit gri, i cili nuk mbështet PS-në, nuk mbështet politikat e qeverisë, por do diçka ndryshe. Mendoja që nëse PD-ja do kishte pasur më shumë durim, më shumë dialog, do kishim treguar se PD-ja është serioze, di të zgjidhë krizën brenda saj dhe nesër do të dijë të zgjidhë krizat për Shqipërinë, këtë shans e humbi.

Për 1 vit e gjysmë partia ishte inekzistente, kam kërkuar takime, që të kishte aksion opozitar. Ky aksion i është lënë Foltores dhe jam shprehur që lidershipi duhet të mbante përgjegjësi. Kur z. Bardhi foli në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm për gjendjen e PD-së, m’u duk një vërejtje mjaft serioze dhe unë isha aty e pranishme dhe e kam mbështetur në mbledhje në kuptimin hajde e shohim, çfarë zgjidhje do gjejmë. Pati disa propozime dhe unë isha për t’u futur në një dialog dhe pastaj cilat propozime qëndrojnë, a mund të dilnim me një platformë konsensuale.

Ishte një proces i nxituar që duhet të ishte bazuar në një konsensus. Mjaft me një luftë që e ka fragmentizuar të djathtën, e ka përçarë dhe ishte e momenti kur edhe deputetë dhe kryesia dhe lidershipi i partisë të ishin së bashku dhe secili të hiqte pak nga vetja që të gjendej gjuha e kompromisit dhe gjuha e konsensusit që të krijohej një klimë më e hapur dhe flitej me anëtarësinë, çfarë do anëtarësia. Do kisha shpresuar që ne të dëgjonim anëtarësinë dhe pastaj të hapej procesi i garës”, tha Godole.

pd situata kriza