Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhet sot në orën 10:00.
Në mbledhjet pritet të diskutohen disa tema, mes tyre edhe mandati i deputetit socialist Vullnet Sinaj.
Një nga pikat kryesore do të jetë vijimi i mbledhjes për mocionin e paraqitur nga një grup prej 1/10 të deputetëve të Partisë Demokratike. Ky mocion kërkon ndjekjen e procedurës për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Sinaj, si dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.
Përveç kësaj, në rendin e ditës do të shqyrtohen dy projektvendime të rëndësishme: Projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004, ‘Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë’” i paraqitur nga deputetet Blerina Gjylameti dhe Sorina Koti. Ky projektvendim pritet të sjellë ndryshime që do të ndikojnë në funksionimin e brendshëm të Kuvendit.
Projektvendimi “Për një shtesë në vendimin nr. 166, datë 16.12.2004, ‘Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë’” i paraqitur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, që gjithashtu synon të sjellë përmirësime në proceset rregullatore.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Kuvendit të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Vullnet Sina.
Nga verifikimi i të dhënave të thesarit të shtetit, demokratët thonë se rezulton që deputeti Sina në kundërshtim flagrant me nenin 70, pika 3 e Kushtetutës, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit, në vlerë disa milion lekë, përmes 9 kompanive të tij private, gjatë periudhës kur ushtron edhe mandatin e deputetit.
Opozita thotë se mocioni, së bashku me të gjitha provat që kompanitë e tij kanë përfituar pagesa miliona lekshe, në mënyrë të vijueshme nga Buxheti i Shtetit është duke u përgatitur dhe do të dorëzohet gjatë kësaj jave zyrtarisht në Kuvend.
Lini një Përgjigje