Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron akuzën e ngritur mbi ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj si një amnisti me qëllim shpalljen e pafajësisë së tij.
Sipas Berishës, ndërsa rendit një sërë akuzash mbi Beqajn, është e papranueshme që ky i fundit të akuzohet për ndarjen e konfliktit të interesit.
Duke e cilësuar koncesionin e sterilizimit si një nga vjedhjet më të mëdha të shekullit, Berisha shtons e Rama “me amnistinë e dytë vetëm sa faktoi para shqiptarëve fajësinë e tij të plotë”.
"Të akuzosh Ilir Beqajn për shpërdorim detyre, se nuk ka diktuar konfliktin e interesit Rrjapaj-Rrjepaj është de facto në bazë të ligjit e shpall atë të pafajshëm. Dhe këtu qëndron i gjithë thelbi i amnistisë së dytë të Ilir Beqajt.
E shpall sepse ligji i konfliktit të interesit nuk ngarkon titullarin Beqaj për të diktuar se cili është apo jo në konflikt interesi. Këtë detyre ligjërisht dhe përgjegjës janë ata të cilët aplikojnë për një projekt, tender, një të drejtë financiare, në konflikt interesi. Pra, Rama dërgon heqjen me akuzën se nuk diktoi konflikt interesi me qëllimin e vetëm që gjykatësi të thotë se është i pafajshëm.
Me amnistinë e dytë, Edi Rama, njeriu që bridhte studio më studio me një gërshërë dhe një krah dhe një pincë të thyer për të mbuluar vjedhjen e dytë të shekullit, vetëm sa fakton para shqiptarëve fajësinë e tij të plotë.
Kështu që me këtë rast dënoj para gjithë shqiptarëve këtë akt të shëmtuar, Ilir Beqaj është përgjegjës direkt para ligjit sepse ai ka firmosur kalimin me koncesion të sterilizimit i cili bëhej nga sektori publik në sektorin privat. Ilir Beqaj është përgjegjës para ligjit sepse jo vetëm ka firmosur por ai ka caktuar kushëririn e tij të parë dhe në këtë rast nuk kemi të bëjmë me lidhjet Rrjepaj-Rrjapaj, por me lidhjet byrazeri-Beqaj.
Ai është fajtor direkt sepse ka firmosur studimin sipas të cilit mashtrim, dhënia me koncesion do të ulë tre herë çmimin e sterilizmin në një kohë kur e rriti 83 herë.
I ka dhuruar investalit të Rama-Rrjepaj, një kat të spitalit të ri të ndërtuar pikërisht për sterilizimin. Njeriu që amnistoi Edi Rama i ka dhuruar kompanisë falas shpenzimet për energjinë elektrike, për ujin, në gjysmën e afatit të përcaktuar kjo kompani ka grabitur 79 mln euro, në një kohë kur fitimi ishte parashikuar 99 mln.
Të çosh para gjykatë Ilir Beqajn me akuzën se nuk ka diktuar konfliktin e interesit do të thotë ta shfajësosh atë nga të gjitha këto akuza, nga krimi i shëmtuar për shkak të kësaj marrëveshjeje."-ka thënë Sali Berisha.
Lini një Përgjigje