TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Maj 2024, 13:45

“Mbi 500 persona kanë hyrë në Shqipëri gjatë 2024”, Balla: Po ‘luftojmë’ fenomenin e migrimit të parregullt

Shkruar nga Pamfleti

“Mbi 500 persona kanë hyrë në Shqipëri gjatë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se mbi 500 persona gjatë vitit 2024 kanë kaluar kufijtë e vendit tonë në mënyrë të parregullt.

Balla shprehet se janë arrestuar ose proceduar 45 persona, që kanë kryer trafikimin e migrantëve të paligjshëm. Sipas ministrit të Brendshëm, Policia e Shtetit dhe FRONTEX po lufton fort për të parandaluar fenomenin e migrimit të parregullt.


Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Policia e Shtetit dhe FRONTEX po punojnë me përkushtim dhe këmbëngulje për parandalimin, identifikimin dhe adresimin e fenomenit të migrimit të parregullt ku përfshihen qytetarë nga vendet e treta. Prej fillim vitit janë realizuar 15 operacione policore me mbi 500 persona të identifikuar/të trafikuar për hyrje ilegale në territorin e vendit tonë. Janë arrestuar/proceduar 45 shtetas të dyshuar për vepra penale të trafikimit të paligjshëm dhe vijojnë hetimet në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese me fokus goditjen e grupeve kriminale të përfshira në këtë veprimtari të paligjshme.

 

 

 

taulant balla ministri migrimi

Lini një Përgjigje